POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

”Ku janë kamerat”, akuzat e PD, Alibeaj: Drejtori i policisë në Durrës, fshiu pamjet filmike ku dukej Taulant Balla në komisariat

TIRANË-Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në emër të Partisë Demokratike, ka vijuar akuzat në drejtim të Policisë së Shtetit dhe qeverisë Rama 2. Alibeaj ka thënë se policia e urdhëruar nga ministri Fatmir Xhafaj, ka urdhëruar fshirjen e të gjitha provave që sipas PD, faktojnë praninë e deputetit Taulant Balla në komisariatin e Krujës më 21 korrik 2018. Alibeaj ka thënë se drejtori i policisë në Durrës, Alfred Çepe është marrë personalisht me fshirjen e të gjitha pamjeve filmike.Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës  që askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja. 

Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund ta vërtetojë atë.  Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës. Është fakt i provuar me dokumenta nga nënkomisar Emiljano Nuhu se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme janë vënë zyrtarisht në dijeni të ngjarjes dhe përfshirjes së Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në kërcënimin me armë të oficerit të policisë, por kanë heshtur dhe kanë mbuluar krimin.  Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës. 

Asnjë nga këto veprime nuk është kryer, sepse, me urdhër të eprorëve më të lartë, Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandës dhe politikanëve banditë për të fshirë gjurmët e krimit. Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.  Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij. 

Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik. 

Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave. 

Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.  Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave. Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa  kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj.  Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama. 

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD

Deklarata e PD, vjen një javë pas denoncimit të ish-oficerit, sot në arrati, Emiljano Nuhu. Nuhu denoncoi se Xhisiela Maloku ishte denoncuar nga Rexhep Rraja dhe se deputetët socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, kanë kërcënuar me armë oficerin Nuhu. Vetë Xhisiela mohoi përdhunimin, ndërkohë që Rraja është arrestuar.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Leta: 04/10/2018 10:14

    He mo seriozisht e kane kta? Medemek kta po na hapkan syte per te dyten here. Njehere na i hapen per Xhiselen dhe tani po na i hapkerkan se po prishen provat. Hahah

    Përgjigju
  • Lui: 04/10/2018 10:09

    Ndonjehere kta te PD te fyejn inteligjencen per zotin.

    Përgjigju
  • Gerald: 04/10/2018 10:02

    Dikush tju tregoj ktyre se cfare quhet prove se lan nam per zotin po behen gaz i botes.

    Përgjigju
  • Merci: 04/10/2018 09:56

    Po a mund te fshihen apo prishen provat kur nuk ekzistojn? E shkreta PD ku eshte katandisur. Zoti i mbajt shendetin fizik se ai mendori, aha

    Përgjigju
  • Ilo: 03/10/2018 18:01

    O komentuesa po qofte filmimit e kamerave ashtu edhe qelizat e telefonave nuk ka kompetence Rilindja por organi i prokurorise qe ketu te ne vepron si breshka imagjinoni Emiljano Nuhun nga 9 veprime qe duhet te kryente mezi kreu 2 dhe e la dosjen dhe ja mbathi.

    Përgjigju
  • Sifi: 03/10/2018 17:15

    Alibej je i pari ne liste para drejtesise, per shpifje ne te tre serite e babales . Ju nuk ja mori mendja ,qe Balla do e conte ceshtjen ne gjygj . Bej durim se provat jane aty dhe do pergjigjesh nje me nje . Je kampion i shpifjeve dhe akuzon mazhorancen . Po me vllain tend qe u arrestua be gjermani cfar behet ? Je deri ne fyt prandaj shpif

    Përgjigju
  • Karadakliu: 03/10/2018 14:44

    Ky eshte ,mjerimi politik.PD e beri afere çeshtjen e nje vajze te pambrojtur, te cilen as ligji,qe ekane kapur opozitaret si dikur wqe ishin sundimtar,e bene patjeter afere skandali rret h nje vajze qe kot se kotimmundohet te mbrohet me t e vertet en,kur opozita kriminale,ka skenuar krimin inekzisten, me media,analist e politikan, qe gjitha mjetet dhe emdiat mbajne aktuale kete afere. rreth kesaj vajze jetime,por intelektuale.Turpi nuk hahaet as me buken e t ujrpit qe keta politikan e ushqejne familjen e tyre.Madje kush te shet moral.Duma dhe niveli i saje, qe me te drjete "viktima" e therret,"shikoje indiotezmen tuaj"

    Përgjigju
  • Tana: 03/10/2018 13:52

    Keta te PD mos flasin fare se te vrasin diten e te qajne naten. Ata kane ne read her e PD genjeshtaret dhe intrigantet me te medhenj në Shqiperi. Po nuk e hodhen Saliun ne burg, ata vetem mesimet e kriminelit Sali do ndjekin me servilizem.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/10/2018 13:45

    Alinjtë e Bejlerëve, Aliu....Aliu i beut Ali

    Përgjigju
    • Faiku: 03/10/2018 14:20

      Ore dakort me Rilindjen, por me te vertete ku jane filmimet e kamerave? Po qelizat e telefonit te Balles, Rrahmanit dhe Bushit? Kane kaluar dy jave, perse nuk i ben publike Rilindja por kujdeset te nxjerre ne Tv e blera viktimen me emrin Xhisela?

  • Populli: 03/10/2018 13:44

    Ju te PD-se qenkeni te pafytyre,te paskrupullt,pa nje fije moral e dinjitet njerezor,nje Babale Parti me nje palo kryetar qe te vjen ndot ta degjosh se c'prockollit nga goja e tij e ndyre dhe nga shpirti i tij katran i zi.

    Përgjigju
    • Irma: 03/10/2018 13:59

      Hahahaha sa bukur I ke gjetur fjalet. Tamam keshtu jane ata.