POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kujdes! Mund të merrni gjoba për përdorimin e celularit edhe kur jeni pasagjer në makinë

Foto ilustruese

Në Britani është e ditur tashmë se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është e penalizueshme, por një gjë e tillë do të vlejë edhe për instruktorët që ulen në vendin e pasagjerët.

Mirëpo shumë britanikë do të ishin të pavetëdijshëm se ata mund të përballen me një gjobë, e njëjtë si drejtuesi i mjetit edhe kur janë në vendin e pasagjerit.

Veç se tani ata mund të marrin një gjobë prej  200 paund dhe gjashtë pikë dënimi për përdorimin e telefonit të tyre celular gjatë mbikqyrjes së një nxënësi që është duke mësuar makinën.

Bëhet e ditur se dhe personi që udhëzon një shofer nxënës është ligjërisht përgjegjës për makinën, të gjitha ligjet e rrugës që normalisht do të zbatoheshin për një shofer gjithashtu do të zbatohen tek instruktori në vendin e pasagjerit. Pra, kjo do të thotë që është e paligjshme që instruktori të merret me telefonin celular ndërkohë që është duke mësuar një person tjetër.

Gjithashtu kjo vlen si për instruktorët profesionistë ashtu edhe për miqtë ose familjen e një shoferi të ri që mund të mbikëqyrë një mësim.

Ndërsa në shumicën e rasteve, mbikëqyrësit duhet të trajtojnë një mësim sikur të ngasin vetë, por jo të gjitha veprat penale të trafikut do të ndikojnë në licencën e tyre.

a.de.
Komento