Kur ‘Besa – hakmarrja’ merrej seriozisht edhe në teatër! Të shtënat e të riut shqiptar mbi komedianin në Selanik
Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar, me 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut.
Shkrimi i botuar asokohe nga “Le Monde d’artiste”
Revista javore franceze, “Le Monde d’artiste”, ka botuar, me 21 shkurt 1904, një shkrim mbi reagimin e çuditshëm të një të riu shqiptar gjatë një shfaqjeje në teatrin “Eden” të Selanikut, të cilin, Aurenc Bebja e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar;
Një dramë e marrë tepër seriozisht.
“Në Selanik, emocioni i një spektatori ka shkaktuar, kohët e fundit, gati një katastrofë në teatrin Eden. Një melodramë u shfaq nën temën e hakmarrjes, ku autori dha një pamje të zakoneve shqiptare. E bija e një shefi të vjetër fisnor ishte çnderuar nga një djalë tërheqës, dhe babai, sipas zakonit vendas, u betua për të larë këtë fyerje në gjak. “Besa” (hakmarrja) ishte, në këtë rast, e detyrueshme. Prandaj, shefi i vjetër punësoi një mik të fuqishëm për të kërkuar fajtorin dhe ta vrasë atë.
Në momentin kur hakmarrësi gjeti djalin tërheqës dhe dëshiroi t’a godasë, ai njohu në të, të birin e tij. Krahu i tij, i ngritur, ra.
Në atë moment, një shqiptar i ri, i ulur në një pjesë sipër skenës, përkulet përpara dhe i bërtet aktorit :
— Çfarë po pret? Duhet të ekzekutosh “besën” !
Artistët, në skenë, ishin krejtësisht të tronditur nga kjo ndërhyrje dhe qëndruan aty të heshtur, por i riu shqiptar, i nervozuar, nxorri revolverin e tij dhe qëlloi dy herë mbi djalin tërheqës (komedianin), për fat të mirë pa dëmtuar askënd.
Në sallë u përhap paniku dhe rojet u detyruan të qetësonin spektatorët.
I riu shqiptar, të cilin e shoqëruan në postin e policisë, gjatë rrugës, vazhdonte të përsëriste:
— Frikacaku! Nuk guxoi të ekzekutojë “besën” !”/ Darisani
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8%
-
Pak
81.2%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 538
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Protestuesit rrethojnë Parlamentin e Greqisë, incidente, zjarr dhe arrestime! Sheshi Sintagma po digjet sërish, ‘Molotov’ e barrikada edhe në Selanik (VIDEO)
7 Mars, 22:25
-
Vora siguron zonën e promovimit, dorëhiqet trajneri i Kukësit! Erzeni rrezikon mbijetesën, tre ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë
1 Mars, 16:40
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Selanik/ Lidhën dhe grabitën rojën e karburantit, arrestohet 31-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori grek! Pamjet e sulmit, u hoqën si klientë (VIDEO)
8 Shkurt, 19:33
-
Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22
8 Shkurt, 15:27
-
Kategoria e Parë/ Besa 'zhyt' Kukësin, Vora dhe Flamurtari fitore kryesuesish
2 Shkurt, 15:53
-
Renditja/ Flamurtari bën detyrën, Vora ndalet nga Besa! Ka tension në Kategorinë e Parë, policia futet në fushë
26 Janar, 16:15
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40