Kurti sulmon të dorëhequrit: Synuan të shkatërrojnë Vetëvendosjen

Kurti sulmon të dorëhequrit: Synuan të shkatërrojnë Vetëvendosjen

Albin Kurti

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka akuzuar në këtë mbledhje deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes.

“Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Ata dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, por ne jemi një hap larg fitores. Anëtarësimet e reja, sondazhet, qytetarët e konfirmojnë këtë. Me më shumë punë, lëvizja mund të vijë në pushtet”, tha Kurti, raportojnë mediat kosovare.

Kryetari i VV-së pati fjalë të rënda edhe për qeverinë e Kosovës. Ai tha se qeveria që udhëhiqet nga Haradinaj synon të kryejë vetëm punë të këqija për vendin. Këtu ai përmendi Asociacionin, dhe dialogun me Serbinë. “Ia kemi falur 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi. Asociacioni po mbetet në verë, pasi qytetarët janë të zhvendosur nga politika”, tha Kurti.

Ai theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Kosova ka dështuar në rrugën e integrimit evropian, pasi Thaçi e do këtë rrugë nga Beogradi. Ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale”, tha Albin Kurti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës