Laboratori i Heroinës në Has, të përfshirë 3 turq, njëri nga të arrestuarit është biznesmen tekstilesh
Banesa e përdorur si laborator droge
Pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, Policia ka arrestuar edhe një shtetas turk. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se janë të përfshirë 3 shtetas turq në Laboratorin e drogës në Has. Turqit mendohet se kishin rolin kycc në nxjerrjen e Heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.
Njëri nga 3 shtetasit turq , që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri. Biznesmeni truk kishte një biznes tekstilesh, ku sillte në Shqipëri, tapeta dhe produkte të tjera, ku brenda tyre mendohet se fshiheshin bimët e opiumit. Deri më tani për laboratorin e Heroinës janë arrestuar Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.
Arrestimi i turkut, e çon në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë, dy turq dhe 1 shqiptarë. Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 200 kg heroinë.
Heroina ishte e presuar dhe dyshohet se do trafikohej, për këtë arsye është vendosur që Policia të ndërhyjë. Ndërkohë familja Shuti në dëshminë që kanë dhënë në Polici, janë shprehur se ambjentin pranë shtëpisë e kishin dhënë me qira për një biznes dhe se nuk ishin në dijeni që aty kishte një laborator droge. Por sipas Policisë kjo nuk qëndron pasi laboratori ishte i sofistikuar dhe mendohet se 3 anëtarët e familjes Shuti punonin aty.
Deri më tani për laboratorin e Heroinës Policia dhe Prokuroria nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar. Ndërhyrja e agjencive të huaja ka bërë që autoritetet shqiptare të tregohen të rezervuara dhe pritet që ditën e hënë të dalin në një konferencë për shtyp.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
11.8%
-
Të vogla
74.5%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 51
Lajme të tjera
-
Nis puna për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat në Has me Kosovën
22 Mars, 10:39
-
Dënohet me burg 21-vjeçari shqiptar në Britani, u kap me drogë me vlerë 200 mijë £
16 Mars, 16:27
-
Zvicër/ Shqiptari dënohet me 3 vite burg, shiste kokainë dhe heroinë
14 Mars, 19:54
-
Has/ 22 familje në fshatin Helshan në rrezik! Banorët në protestë: Transformatori e telat e korrentit përtokë, na rrezikohet jeta
13 Mars, 17:37
-
Prej javësh mungonte në 3 qytete duke detyruar përdoruesit t'i ktheheshin drogës, pas denoncimit në Report Tv, nis shpërndarja e metadonit
4 Mars, 15:45
-
Shpopullimi masiv, në Domaj të Hasit mbeten vetëm 10 familje! Në 2 dekada ikën 70 familje, shkak mungesa e rrugës
17 Shkurt, 15:20
-
Konfirmohen 4 raste me murtajën e derrit në Kukës e Has
13 Shkurt, 17:36
-
Dënohet grupi i 18 shqiptarëve që trafikonin heroinë në Francë, 10 vite burg për kreun! Sekuestrohet shtëpia luksoze në Shqipëri!
8 Shkurt, 14:56
-
Vërshimi i përrenjve nga reshjet e shiut, dëmtohen rrugët në Kukës e Dibër! Në Tropojë rezervuari del nga diga, evakuohen banorët
19 Janar, 09:30
-
Qarku i Kukësit përfshihet nga reshjet e shiut, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë për shkak të rënies së gurëve! 70 familje pa energji elektrike
18 Janar, 16:43
-
Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në banesën e një gruaje, arrestohen 2 të rinjtë në Has
17 Janar, 15:08
-
Rama publikon fotot nga projekti për DRSHTRR Kukës: Së shpejti nisin punimet për rikualifikim total! Investimi përfshin ndërtimin e një objekti të ri
15 Janar, 18:02