E liroi Herila Çela/ Gjykata e kthen në burg, arratiset i rrezikshmi i Vlorës Tauland Manaj
Gjykata e Vlorës dy ditë më parë ka urdhëruar rikthimin në burg të 28-vjeçarit Tauland Manaj (Beqiraj) i liruar padrejtësisht nga gjyqtarja e Apelit, Herila Çela, por ai është arratisur nga banesa e tij
I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim skandaloz të gjyqtares Herila Çela të denoncuar edhe në Shqiptarja.com e Report Tv, i shpëton sërish drejtësisë. Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur.
Në gusht të këtij viti shtetasit Manaj i ishte përcaktuar masa 'arrest në shtëpi' nga gjykata e faktit në Vlorë, rast ky i denoncuar fillimisht në Report TV e më pas nga ministria e Drejtësisë, e cili i kërkoi KLD-së shkrarkimin e gjyqtares. Tauland Manaj është kapur në flagrancë në qershor të këtij viti në Vlorë, me armë në makinë, ndërsa ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest në shtëpi. Manaj(Beqiraj) ishte arrestuiar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ngjarje kjo e ndodhur pranë Kishës Ortodokse në Vlorë. Manaj mbeti i plagosur në atë ngjarje.
Dy grupe pasi lëviznin me armë, kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, teksa armët i mbanin në makinë. Së bashku me Tauland Manaj (Beqiri), policia arrestoi në atë kohë edhe dy shtetas të tjerë Eris Llanaj, dhe Gazmir Canaj, të cilët ishin përfshirë në konflikt.
Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të,por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet dhe kishte armë në makinë.
Në gusht të vitit 2018, Manaj(Beqiri ) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela. Në atë kohë, gjyqtarja konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurt.

Vendimi i gjyqtares së Vlorës Herila Çela për arrest shtëpie Taulant Manajt
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41
-
Akuzohet se nxiti të miturat të konsumojnë drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale
27 Mars, 10:25
-
Vlorë/ Vodhën tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, 1 i arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)
27 Mars, 09:21
-
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
25 Mars, 19:40
-
Frrok Çupi: Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?
25 Mars, 14:57
-
E rëndë në Vlorë/ 40-vjeçari drogon 3 shoqe të mitura, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren! Vihet në pranga (EMRI)
25 Mars, 09:34
-
Moti i keq/ Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike
24 Mars, 14:10
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
Kjo gjyqtare ja beri vetingun vehtes
Përgjigju