10 deputetë të PD-LSI shpëtojnë mandatet, PS rrëzon amendamentet për arsimin, Rama: E kemi gati zgjidhjen për studentët

TIRANE - Kuvendi rrëzoi me votat e shumicës amendamentet e paraqitura nga LSI për arsimin dhe pas kësaj 10 deputetët e LSI dhe PD-së braktisën seancën plenare, pasi shpëtuan djegien e mandateve, për shkak sei kishin munguar në kuvend për mëse 5 muaj. Deputetët e opozitës shfrytëzuan  amendamentet për arsimin për tq qenë në kuvend dhe për të fituar edhe 6 muaj 'rrogë',, por përveç disa ffjalimeve të shkurtra në podium, dhe incidentevme kryeministrin, nuk shpjeguan përmbajtjen e propozimeve të paraqitura. Nga deputetët e PD në seancën e sotme morën pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji dhe Rudina Hajdari. Ndërsa nga LSI ishin Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Agron Çela. 

Shkas për thyerjen e bojkotit nga opozita u shfrytëzua protesta e studentëve dhe amendamentet e depozituara një ditë më parë nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi (Lexo këtu). Ajo propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Amendamentet u depozituan në Kuvend nga deputetet Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa Kryemadhi tha se "beteja" do zhvendosej në Kuvend për të mbështetur studentët dhe duke paralajmëruar njëherazi kështu edhe thyrjen e bojkotit të Kuvendit.

Pas nisjes së seancës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deputetët për propozimet e LSI dhe pas fjalimeve të Kejdi Mehmetajt, Luçiano Boçit dhe Luan Ramës nga LSI dhe përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, Kuvendi refuzoi amendamentet me votat e maxhorancës. Ndërsa deputetët e opozitës braktisën seancën në shenjë proteste (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Seanca plenare/ Balla në Kuvend: Kemi gati draftin për Reformën Zgjedhore, PD dhe LSI të kthehen

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka gati tashmë një draft final për Reformën Zgjedhore. “Një analizë për ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi sepse janë zgjedhur tre institucione baze të drejtësisë. I hapin rrugë zgjedhjes së vakancave në Gjykatë kushtetuese dhe zgjedhjes së kryeprokurorit. Kemi një draft final gati për ta votuar që ka në thelb rekomandimet e OSBE.
Dhe partive u hiqet e drejta për të pasur komisionere dhe numërues. Ne fillojmë punën në janar- mars për të garantuar voten e shqiptareëe jashtë vendit. apeli im për PD dhe LSI është të vijnë në seance për të votuar paketën e reformës zgjedhore.”

Ora 11:26
‘Nuk ka dialog, Rama të vijë këtu’,-studentët i përgjigjen kryeministrit: Nuk ka negociata

Pas thirrjes së përsëritur të Kryeministrit Edi Rama, për hapjen e dialogut nga salla e Kuvendit (LEXO KËTU), ka ardhur reagimi edhe nga studentët. Studentët nuk kanë pranuar hapjen e dialogut. Studentët kanë thënë: Nuk ka dialog, nuk ka negociata, Rama të vijë këtu e të flasë me ne.

 

Ora 11:12
Protesta/ Ministrja Nikolla shfaqet e emocionuar në Kuvend: Koha do të flasë, gati të marr përgjegjësitë e mia

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka mbajtur fjalën e saj sot në Kuvend. Ministrja u shfaq e emocionuar, gati në përlotje, por theksoi se ndihet krenare për punën e saj. Ministrja tha se koha do të tregojë progresin e arritur në sistemin arsimor.

Reformuam mësuesinë, nxitëm formimin profesional, por koha do të flasë. Busulla e vetme për pranimet në Universitet, merita. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, kanë ngritur shumë cështje. A janë sot e gjithë ditën ndryshime të mëdha sesi qeverisen studentët. E bërtas edhe unë: PO. Ligji i ri ka hapur një erë të re, por duhet zbatuar. Kërkon kohë për tu zbatuar. Askush nuk do të donte të ishte në vendin tim. Lindita Nikolla, dil nga Ministria, të thërrasin studentët dhe jo ushtria. Kam punuar cdo ditë. Të nderuar kolegë dhe kolegë, do ishte më e thjeshtë të administronim cdo gjë. Do ishte më e thjeshtë për Ndrikull Nikollën me diplomë Kristali.  Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time. Por jo, jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë  e mia.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

 

Ora 11:03
Tensione në Kuvend, Salianji i pret fjalën Ramës, Vasili: Votoje amendamentin o idiot... (VIDEO)

Një incident është shënuar gjatë seancës plenare. Pas momentit kur deputeti demokrat, Luciano Boci, goditi me letrat e ligjit për Arsimin e Lartë, kryeministrin Edi Rama, në këmbë u cua edhe Ervin Salianji. Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ndërpreu fjalën kryeministrit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, bënte thirrje nga vendi: Votoje amendamentin e LSI-së, o idiot...! Pas këtij incidenti deputetët e opozitës u larguan nga seanca.

Ora 11:02
Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë student dhe pedagog nuk është proceduar në protestë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e hodhi poshtë lajmin se studentët dhe pedagogët protestues po procedohen penalisht. Ai bëri të ditur se ditën e djeshme nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. 

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta. Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës. 

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit. 

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Më tej, Lleshaj deklaroi se ka filluar procedurat ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët sipas tij nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar lajmin.

Një ditë më parë, u raportua në media se policia kishte proceduar profesorin e njohur Edmond Tupja, artistin Robert Aliaj, aktivistin Altin Goxhaj dhe 25 studentë të tjerë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave studentore.

Ora 10:49
Boçi i hedh letra në fytyrë Ramës, nxehet Braçja: E harrove atë shoqen tënde kur... (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duket se është revoltuar pas gjestit të deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, i cili i hodhi letra fytyrës kryeministrit Edi Rama pasi  u bë e ditur se dy amendamentet e LSI për studentët nuk janë përfshirë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit.

Ai është drejtuar menjëherë Boçit, duke i thënë: "E harrove atë shoqen tënde me korrupsion që ta arrestoi Prokuroria?"

Deputeti demokrat hodhi në drejtim të Ramës letra ku gjendej ligji i Arsimit të Lartë, për të treguar kështu se forca e tij politike i mbështet plotësisht studentët në kauzën e tyre. 

 

Ora 10:48
Protesta e studentëve, Rama në Kuvend: Jemi gati t’i plotësojmë pikat një për një, ejani në sallë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, ftoi studentët që nëse kanë dëshirë procesin e dialogut mund ta nisin edhe në sallën e seancave plenare. Rama tha se është gati të plotësojë 8 pikat e studentëve, një e nga një.

Janë të ftuar studentët në çdo moment edhe këtu në këtë sallë. Nëse duan të diskutojnë hapur për 8 pikat e tyre, por edhe më shumë se kaq. Kjo sallë është në dispozicion. Opozita reale e vendit, janë studentët që ngrenë krye në një sistem që i ka marrë ata peng. Në të njëjtën kohë, na kanë dhënë një shuplakë, një shuplakë për të na shkundur dhe për të na bërë t’i hapim sytë më shumë. Ky parlament dhe çdo sallë në këtë qytet, janë hapësira jo për t’i futur në një rrugë. Kjo protestë, që afishon 8 pika, i ka rrënjët shumë thellë. Është e thjeshtë për mua, ta trajtoj si procedurë, si ofertë-kërkesë. Nuk bëhet fjalë për arka me mollë, por për të hapur një proces që nis nga këto pika. Pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një.

Edi Rama, kryeministër

 

Ora 10:32
Kuvendi refuzon amendamentet e LSI për studentët, opozita braktis seancën

Dy amendamentet e LSI për studentët nuk janë përfshirë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit. Maxhoranca rrëzoi propozimet e bëra publike një ditë më parë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për dy amendamente shtesë në buxhetin për arsimin (Lexo këtu). Propozimi i këtyre amendamenteve riktheu edhe tetë deputetë të opozitës në Kuvend. Pas refuzimit nga maxhoranca, deputetët e opozitës janë larguar nga seanca.

Ora 10:29
Rama: Refuzohen amendamentet e LSI. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, Monika do ngelet me çizme në dorë

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar amendamentet e LSI-së për çështjen e studentëve. Rama tha sot në seancën plenare se protesta ishte një mësim për qeverinë. Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe tha se kjo e fundit, me ndryshimet që do bëhen në arsim, do ngelet pa titullin e doktoraturës, por vetëm me cizme në dorë. “Juve ju kanë nxjerrë jashtë. E ndikuat protestën të maskuar. Tani, për të mos humbur kohë, së pari janë formuar organet e drejtësisë së re. përsa i përket propozimeve tuaja, janë të refuzuara. Janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, protesta i dha një grusht opozitës dhe i dha një shpresë shoqërisë. Doktoresha Monika, profesor Qorri, nuk sjellin zgjidhje. Duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me studentët. Qeveria e ka zgjidhjen. Doktoresha do jetë pa uniformë doktori dhe do ngelet me çizme.”-tha Rama. (Lexo të plotë)

Ora 10:26
Luan Rama: Të plotësojmë kërkesat e studentëve, në të kundërt të vijnë dhe të na nxjerrin jashtë

Nënkryetari i LSI, Luan Rama i bëri thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e studentëve, të cilët prej 10 ditësh ndodhen në protestë. Numri dy i LSI tha se Kuvendi duhet të vijojë mbledhjen deri në përmbushjen e kërkesave. "Nëse je dakord, hajde të miratojmë ndryshimet në ligj, të legalizojmë ato që kërkojnë studentët. Në tyëe kundërt studentët kanë të gjithë drejtën të na nxjerrin jashtë nga ky Rama këtu (I referohet vetes) te ky Rama këtu (i drejtohet kryeministrit Edi Rama)", u shpreh Luan Rama.
 

Ora 10:24
Rikthehet pas 5 muajsh bojkot, deputeti demokrat i hedh letrat e ligjit të Arsimit të Lartë në fytyrë Ramës (VIDEO)

Pas 5 muajsh bojkot, deputetët demokratë janë rikthyer në Parlament. “Shkaku” i rikthimit është bërë çështja e studentëve dhe protesta e tyre. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar se deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, i ka hedhur letrat me ligjin për Arsimin e Lartë, në fytyrë kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që në fjalën e tij, Boçi kërkoi që të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë. “Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptaret jane kunder kesaj qeverisje”, tha Boci.

Deputeti demokrat Luciano Boci duke qëlluar me letrat e ligjit të Arsimit të Lartë Kryeministrin Rama
Ora 10:20
(EMRAT) 10 deputetë të PD dhe LSI thyejnë bojkotin e Kuvendit, shpëtojnë mandatet

Dhjetë deputetë të opozitës, pesë nga PD dhe pesë nga LSI, kanë thyer bojkotin e Kuvendit, duke marrë pjesë në seancën e sotme plenare, pas pesë muajsh mungesë. Nga deputetët e PD morën pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji dhe Rudina Hajdari. Kjo e fundit mbajti edhe një fjalim në seancë ku akuzoi politikën për situatën ku ndodhet vendi sot, ndërsa shtoi se pedagogët kanë humbur besimin te politika (Lexo këtu). Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Agron Çela. I pranishëm në seancë ka qenë edhe Robert Bitri, ish-deputet i LSI, aktualisht i pavarur por ai nuk rrezikonte mandatin, pasi ka marrë pjesë edhe më herët në Kuvend.

Ndërsa 10 deputetët e tjerë ishin në limitet e djegies së mandatit prej mungesës së gjatë në Kuvend. Sipas afateve ligjore dhe rregullores së Kuvendit, mandatet skadojnë në datën 15 janar.  

Shkas për thyerjen e bojkotit nga opozita u shfrytëzua protesta e studentëve dhe amendamentet e depozituara një ditë më parë nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi (Lexo këtu). Ajo propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Por propozimet e LSI u rrëzuan nga maxhoranca seancën e sotme. 

Deputetët që shpëtuan djegien e mandateve

PD

Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Izmira Ulqinaku
Valentina Duka
Rudina Hajdari

LSI
Petrit Vasili
Luana Rama
Floida Kërpaçi
Kejdi Mehmetaj
Agron Çela

Ora 10:18
Amandamentet e LSI për studentët, Ruçi: Vasili ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha në nisje të seancës së Kuvendit se kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës së punimeve të parlamentit. LSI ka depozituar dy amentamente për t'iu ardhur në ndihmë studentëve, të cilët protestojnë prej 10 ditësh për realizimin e tetë kërkesave. 

Ora 10:15
Nis seanca e Kuvendit me pjesëmarrjen e opozitës, jashtë protestojnë studentët

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Pas 5 muajsh bojkot në Kuvend janë rikthyer 8 deputetë të opozitës, 4 nga Partia Demokratike dhe 4 nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Deputetët e opozitës shpëtojnë në këtë mënyrë mandatet e tyre pas limitit që ishte 15 janari. Ndërkohë që paralelisht me seancën plenare jashtë Parlamentit, studentët janë duke protestuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të arsimit në Shqipëri. (LEXO KËTU)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marku: 13/12/2018 13:18

    Paskan shkuar ceeerat e Henri Cilit qe mbronin ligjin e arsimit te larte! Rama nuk ka kurajo t'iu thote qe ligjin e beme sic deshi henri Cili!!!!!

    Përgjigju
  • Koqja: 13/12/2018 11:52

    Ben qejf dhe pushime te zgjatura me parat e shqiptarve dhe tani kthehen te hedhin firmen e te shkojne prap me pushime. Aaaa. U ardhte dita shpejt, shushunja te pangopura

    Përgjigju
  • Fraiku: 13/12/2018 10:55

    Eshte kriminale qe te paguhen nga taksat tona keta pushta gjoja opozitare. Leket e tyre jepuahi studenteve. 1 rroge e ketyre qelbesirave kushton sa dy vjet master.

    Përgjigju
  • nini: 13/12/2018 10:50

    Lul palla

    Përgjigju
  • lali: 13/12/2018 10:49

    Putanat

    Përgjigju
  • nini: 13/12/2018 10:46

    Erdhën plenat...

    Përgjigju
  • toni: 13/12/2018 10:44

    kthehen si qen te rrahur

    Përgjigju
  • luli: 13/12/2018 10:44

    U kthyen derrrrat se u digjet mandati .

    Përgjigju
  • E**A**: 13/12/2018 10:35

    Studentat e forumeve i mësojnë të marin batanije, vetë rehat rehat. Turp

    Përgjigju
  • Erik: 13/12/2018 10:30

    Qenka edhe ai studenti "i pavarur" nga vetja ne krye te Senatit te Universitetit pas Titit dhe Luanit, ai qe jepte ultimatume qeverise.

    Përgjigju
  • raul: 13/12/2018 10:14

    Luan qimeuriqi dhe Tit Shkolleshumi po shkojne me vrap se u digjen mandatet dhe jo se u dhimbsen studentet . se per studentet mendon Nafije Baxhella me dipllome pllagjiature gjoja doktoreshe shkencash, oh pika ku ka vajtur leshidhise,,,,

    Përgjigju
  • robi: 13/12/2018 10:11

    Sot eshte nje dite e vecante per paralamentin se do mare fjalem Kejdi Dhembcakallja dhe do jape rrugezgjidhjen per protestat, njera nga pikat e rrugezgjidhjes eshte dhe dhenja e mundesise te gjithe studenteve protestues te kalojne per trajnim ne haremin veror te Jales me shpenzimet e Leshelise apo leshitdhise dhe nen mbikqyrjen e Edhjet ( epshurr) brahimkarit dhe te Floida surratufos,,,

    Përgjigju
  • Luli & Moni: 13/12/2018 10:03

    Po kthehen "dërrat" se kane hallin e mandateve dhe parave. Ptu....Krimbat e gjizes, gjakpiresit e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD