Letra e Prelës te Krimet e Rënda/ PD: Të shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave

Letra e Prelës te Krimet e Rënda/ PD: Të shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave

Edi Paloka

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit që u publikua dje se drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kërkuar informacion mbi personat që janë në hetim nga institucioni që drejton. Paloka shprehet se duhet të presim dhe të shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë.

Report Tv publikoi dje letrën e firmosur nga titullarja e institucionit. Donika Prela kërkonte informacion të specifikuar nga çdo oficer i policisë gjyqësore për procedimin penal, datën e regjistrimit, vepra që po hetohet, emri i personit dhe masën e sigurisë nëse ka. Gjithashtu kërkohej emri i prokurorit që po drejton hetimet për dosjen, datën e urdhrit të delegimit dhe mendimi për kohën e përfundimit të hetimeve.

Postimi i Edi Palokës
Grabitja tek TK perkohesisht eshte bllokuar. Nderkohe vazhdon grabitja me gjithe PPP-te e tjera.Per ekspertizen e zerit te Agron Geron Xhafajt qe Rama “e beri” brenda nje dite, nuk ka asnje shenje. PPP Marku “Nuk di gje”, askush nuk e ka thirrur Ramen te pergjigjet per kete ceshtje! Vellai i Agron Geronit vazhdon te jete minister i brendshem. Askush nuk jep shpjegime ende se perse ligji antimafia nuk ka vepruar ndaj Fatmir Xhafajt. Nderkohe krimi ben kerdine cdo dite; vrasje, tritol, grabitje, dhune…

Droga vazhdon te kultivohet e te trafikohet me tonelata por Fatmir Xhafaj sipas tradites se “Rilindjes” eshte “ministri me i suksesshem”, madje ja ka kaluar dhe Tahirit . Tahiri kishte eliminuar 99% te parcelave, Xhafaj deklaroi “Zero kultivim kete vit”. Nuk kuptohet, keto parcelat qe shpall se kap vete policia dhe tonelatat qe kap Italia, nga dalin!!!

Prokurorja e krimeve te renda, qe u gradua ne kete post pas sukseseve qe pati ne prokurorine e Durrësit ( ne tre muajt qe drejtoi, u vodh posta sekrete dhe vete zyrat e prokurorisë) me ne fund paska kërkuar te dije ne se ka apo jo “peshq te mëdhenj” nen procedim tek kjo prokurori.  Te shohim a do gjenden dosjet dhe përgjimet e ministrave, deputeteve dhe kryebashkiakeve socialist qe ishin ne procedim deri ditën qe prokuroret e Rames u dërguan për t’i zhdukur. Vettingu vazhdon avazin cdo dite. Nuk e di sa te korruptuar ka hequr nga sistemi, po dihen te gjithe te korruptuarit qe ka mbajtur sepse i kane sherbyer dhe jane te vendosur ti sherbejne Rames.

Sistemi i drejtesise ka rene. Shejtani tani mund te bej c’te doje; te grabise me ligj special antikushtetues pronat publike dhe private. Te fale dhe detin e naften poshte tij sepse askush nuk mund ta ndale.Qytetaret qe me te drejte ankoheshin per te korruptuarit ne sistemin e drejtesise, tani nuk kane as ku te ankohen. Shejtani ka shpallur shtetin pa sistem drejtesie. Nderkohe papunesia, varferia, pabarazia dhe padrejtesia, thellohen. Kryeskllavopronari i shqiptareve e njeh mire devizen: “Skllavit hiqi buken dhe shtoi drurin qe ta mbash nen sundim” Çeshtja mbetet, a do pranojme te trajtohemi si skllever?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 30/07/2018 15:08

    MJER SHQIPRIA ME POLITIKAN SI ED PALOQJA . E MJERA SHQIPËRI SE KUSHI BËN POLITIK I BËEDI PALOQJA THUTHUQI KOK PUQI .KY I SHKRET THOT SHYQYR QË U BË DETI KOS E UN VAZHDOJ E POLITIK BOJ . TASIN ME GROSH PËRPARA E KAM E NGA MRAPA GAM GAM . TË FALA NGA ED PALLUQJA TAMAKUQJA

    Përgjigju
  • Tata: 30/07/2018 15:02

    O PALOQE SA I BUKUR DUKESH ME ATE KOLLARE TREGON SE JE NJE KOQE KANARI QE E ZBUKURON ME ATE TE FOLUR LLUQ .LLUQ LLUQ I BO HYZMET VETES O THUTHUQ SE KE QRNE MAGAZINJERI I REP .SE LAZARATIT .COKU KA NGEL CA NGA AI BIZNES .

    Përgjigju
  • Tini: 30/07/2018 14:46

    Prokuroria Prela ,ka te drejten juridike te kontrolloj vartesit e saj per hetimet e dosjeve me rendesu te vecante . Ajo ka gjithashtu te drejte te hetoj Paloken dhe klanin e tij , se ku i kane marre infomacilnet per dosje ministrash e te tjere . Ne gjithe boten sekretet hetimore jane ligjerisht te mbrojtura . Por Paloqa eshte mesuar te humbi gjygjet per shjelje te ligjit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate