POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lezhë/ Projekti i furnizimit me ujë të pijshëm nga të huajt, Maçi: Keni përmirësuar jetën e qytetarëve

Prej vitesh banorët e Lezhës kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm, në lidhje me këtë problematikë Report TV ka sjellë disa kronika sa i përketëmungesës së ujit. Por kjo problematik e ngritur shpesh në media ka bërë që më në fund të ketë zgjidhje. Është Banka Gjermane për Zhvillim, KFV, e cila ka premtuar se edhe fshatrat e Lezhës do të kenë një zgjidhje shumë të shpejtë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Delegacioni i KFV ka inspektuar projektin e realizuar në Lezhë, ndërsa drejtori i  Ujësjellësit Zef Maçi felendoroi KFW-në dhe SEKO-n për këtë investim, i cili ka përmiresuar jetën e mijerave banoreve të Lezhës për t'u furnizuar me ujë 24 orë.

Investimi i suksesshëm për ne qytetarët, por edhe për ju. Keni përmirësuar jetën e qytetarëve të Lezhës, na keni realizuar ëndrrën tonë prej shumë vitesh. 

Zef Maçi, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizime Lezhë

Në fjalën e saj anetarja e Bordit Drejtues të KFë-së Ingrit Henngster, tha se përformanca e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime, bëri që ky investim të zbatohet në Lezhë. 

Jemi të bindur se ky investim ka sjell një ndikim në përmiresimin e jetës së qytetareve. Është diçka mjaft e mirë që kjo çasje e bazuar në përformance, kjo ju ndihmon ju të arrini sukses dhe kjo normalisht që ka ndihmuar dhe projektin.Unë ju kam kërkuar kolegeve të mi se ku mund ta përdorim këtë çasje të bazuar në përformance edhe në vende të tjera të botes, sepse kemi parë suksesin që ka arritur këtu.

Ingrit Henngster Anëtare e Bordit Drejtues të KFV-së

Ky delegacion është niveli më i lartë i Bankës Gjermane KFV për zhvillim që viziton Shqipërinë, ndërsa gjate bashkëbisedimit u garantua vijueshmëria e investimeve në ujësjellësa edhe në zona të tjera, ku ka probleme të furnizimit me ujë të pijshem në Bashkinë Lezhë. 

a.me./b.ha.
Komento