Lezhë, tentuan të kalojnë emigrantët e paligjshëm, në pranga 2 persona/VIDEO

LEZHË- Arrestohen në flagrancë 2 persona, si autorë të dyshuar për dhënien ndihmë  për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 emigrantëve të vendeve të treta. Pas një pune hetimore dhe kërkimore policia e Lezhës arrestoi në flagrancë: 

- Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin 
- Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë 

Personat e lartpërmendur, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri - tjetrin, t'u jepnin  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 emigrantëve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin.

Ndërsa materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit " kryer në bashkëpunim'.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet