Report Tv iu bashkua nismës "Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur" në Shtëpinë e të Moshuarve duke dëgjuar historitë e tyre. Ky ishte dhe gëzimi më i madh i të moshuarve! Beatriçe Tasho, me flokët e gjata të thinjura dhe me sytë plot mall, ka kaluar 79 vite jo të lehta.
Nga prilli i vitit 2017 po jeton ditët e saj në shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Nëna Beatriçe tregon për
Report Tv historinë e saj, vështirësitë e një njeriu pa kapele dhe dashurinë për dy fëmijët që i ka larg. 79 vjeçarja, dikur ka qenë rrobaqepëse në qytetin e Korçës. Nëna Beatriçe kujton vdekjen e bashkëshortit, Thoma Tashos... E vetmja gjë që kërkon është më e mira për fëmijët.
Historia e dytë
Veprore Boriçi, mësuesja e gjuhë-letërsisë në pension është 83 vjeçarja me optimizmin për të jetuar. Ajo vinte nga një familje ushtarakësh, ndaj fëmijëria e saj ishte e ndarë mes udhëtimesh nga veriu në jug të Shqipërisë.
Po për Veproren, sot 83 vjeç moment kyç ishte bursa në Bashkimin Sovjetik. Boriçi, e apasionuar edhe pas baletit rrëfen për Report Tv ditët e jetës të saj, me të mirat dhe të këqijat e saj. Vreprorja i rikthehet leximit me mall, në këtë mënyrë koha kalon më shpejt në atë shtëpi. Ndryshe nga të moshuarit e tjerë, Veprore Boriçi vlerëson së tepërmi të qenurit njeri i lirë.
"Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur" është nisma e ndërmarrë nga Enea Cenko. Enea tregon për Report Tv se dëshira për të bërë njerëz të lumtur ka nisur nga fëmijëria e tij e vështirë. Fjala kyçe për një jetë të mirë, sipas tij, është arsimi, ndaj ngulmon që kushdo duhet të investojë në dije, për veten!
Largimi nga Shtëpia e të Moshuarve ishte momenti më i trishtë.. Të moshuarit zgjasnin kokën fshehurazi në dritare për të na parë, duke pritur vizitën tonë, të të afërmve të tyre ose qoftë edhe të një panjohuri në një moment tjetër...
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1556
Lajme të tjera
-
OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar
26 Prill, 22:41
-
CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët
26 Prill, 22:14
-
Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
26 Prill, 21:56
-
Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë
26 Prill, 21:56
-
Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur
26 Prill, 21:53
-
Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin
26 Prill, 21:45
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
Serbët më zhdukën dhe vranë mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!
26 Prill, 21:22
-
FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë, blindohet edhe Vlora (Video)
26 Prill, 21:13
-
Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë
26 Prill, 20:59
-
Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!
26 Prill, 20:33
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16