Lushnje/ Stuhia shkatërron mbi 70 hektarë vreshta, fermeri: Jam plak pensionist, iku rrushi im për 20 minuta
Mbi 70 hektarë kulturë bujqësore është shkatërruar një natë më parë në zonën e Lushnjës. Breshëri dhe stuhia ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e fermerëve lushnjarë të gjunjëzohen nga katastrofa natyrore e ndodhur mbrëmjen e së premtes
Stuhia e fortë e shoqëruar me breshër mbremjen e së premtes ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë fshatrat e njësisë administrative Allkaj, në bashkinë e Lushnjes.
30 minuta kanë qenë të mjaftueshme për të hedhur në tokë jo vetëm prodhimin e rrushit pak ditë para vjeljes, por forca e stuhisë ka këputur dhe shtyllat e betonit.
Dëmet për familjet fermere të kësaj zone janë të pallogaritshme, pasi u është dëmtuar i gjithë prodhimi. Probleme janë shkaktuar edhe në kultura të tjera, si mollë, dardhë e misër.
Nga të dhënat paraprake të marra në terren, janë dëmtuar plotësisht mbi 70 hektarë vreshtari dhe kultura të tjera bujqësore.
Fermerët kanë mbetur të shokuar nga kjo fatkeqësi e natyrës, ndërsa më të vjetrit shprehen se nuk e kanë parë prej vitesh këtë lloj katastrofe natyrore.
Si sivjet kurrë në jetën time. Aq breshër i madh të ishe në rrugë menjëherë vdisje. Unë kam 5 dynym, plak pensionist, iku rrushi im. Unë kam 1 hektarë, shpenzimet shkojnë deri në 7 milionë lekë, e gjitha iku në dava 20-25 minutash. Mendonim t’i vilnim për punë 3-4 ditësh. Breshëri filloi në 6, 6 e 30, breshër i paparë.
Fermerët
Shumë fermerë janë gjunjëzuar si pasojë e katastrofës së një natë më parë, ndërsa kërkojnë ndihmën e shtetit për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe stuhia.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4106
Lajme të tjera
-
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:03
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon
19 Prill, 15:42
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
‘Vendimi i padrejtë’, 63-vjeçari në Lushnjë tenton të godasë gjyqtaren, arrestohet nga policia
13 Prill, 12:22
-
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, i moshuari dërgohet në spital me plagë të rënda
13 Prill, 08:42
-
Pasuri e përfituar nga krimi, Prokuroria e Fierit sekuestrohen 2 pika karburanti e 4 pronat e Saimir Taullaut në Lushnje! I menaxhonte nga të afërmit e tij
11 Prill, 14:48
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00
-
Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, furgoni përplaset me motorin! Humb jetën 44-vjeçari
11 Prill, 07:31
-
Hetim i ri për Fatos Tushen, ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK, nuk deklaroi një shtëpi në bregdet
10 Prill, 10:07
-
Lushnje/ Publikonte video intime të së miturës në rrjete sociale, vihet në pranga 19-vjeçari
9 Prill, 16:05
-
Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit
8 Prill, 12:30