POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Me pushime në Jug, kryeministri Rama surprizon sërish, i mëson notin të birit Zaho (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video "Story" në Instagram ku edhe ka shfaqur anën e tij prindërore larg politikanit që jemi mësuar ta shohim.

Në video duket Rama që i mëson të birit se si duhet të zhytet dhe i vogli që i kopjon çdo veprim. Mesa duket familja e kryeministrit po i kalon këto ditë të nxehta vere pranë bregdetit të jugut.

Kjo nuk është hera e parë që Rama poston me të birin por ai dhe bashkëshortja e tij, Linda, janë gjithmonë të kujdesshëm për t’i mbuluar fytyrën djalit të tyre, Zahos.

ke.mu./b.ha.
Komento