Me tufa eurosh dhe çanta firmato, arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë në Itali

Me tufa eurosh dhe çanta firmato, arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë në Itali

Sendet e vjedhura që ju sekuestruan shqiptarëve të arrestuar

3 shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të policia italiane, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në zonën e Algelato, në Itali. Sipas mediave italiane ,të arrestuarit shqiptarë janë të rinj të moshës 26, 21 dhe 25 vjeç dhe dhe dyshimet paraprake të policisë janë se ata janë pjesë e një bande te specializuar në vjedhjen e banesave. 

Ndërkohë, ende nuk bëhen të ditur identitetet personave por mësohet se gjatë kontrolleve të kryera policia italiane u ka gjetur disa sende me vlerë si unaza, çanta, varese dhe një sasi eurosh të cilat dyshohet se i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes. 
Mësohet se  ata kishin hyrë  në katin e parë të një banese dhe më pas policia ka rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke kryer edhe arrestimin e tyre. 

Artikull i mediave italiane

Pas kontrolleve të kryera, shqiptarëve iu janë gjetur sendet e vjedhura si çanta, një sasi eurosh si dhe mjetet të tjera, të cilat i përdornin për të vjedhur e grabitur banesat në shtetin fqinj. Bëhet e ditur ndërkohë se policia italiane vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre, ndërsa dyshohet se ata prej kohësh e kryenin këtë aktivitet kriminal në Bolonjë, dhe në disa qytete të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Berisha: 20/10/2018 18:25

    Gjynof.Ishin democrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)