‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë kryefjalë e aktualitetit në vendin tonë për shkak të retorikës së tij të pazakontë e të ashpër drejtuar SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Sot, Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të PL-së. Në lidhje me këtë zhvillimin por për veprimtarinë në tërësi të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv,  për të diskutuar ishte Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së.

Fillimisht Haklaj komentoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukrim pasi “ngeci” në filtrin e pastërtisë së vetingut, për shkak se nuk arrinte të justifikonte pasurinë.

Haklaj tha se Zhukri përbënte rrezik për sigurinë kombëtare pasi nën petkun e magjistratit tentoi të marrë peng PD-në, duke i dhënë vulën dhe logon e saj Rithemelimit.

“Ata përdorën një kamikaz të plepave, zotin Agron Zhukri për t’i dhënë logon dhe vulën e Partisë Demokratike zotit Sali Berisha. Gjithçka po qartësohet dhe kristalizohet, Tashmë moralisht vendimi ka rënë sepse është një njeri që nuk i justifikon pasurinë dhe do të thotë një njeri i korruptuar dhe SHBA-të këtë shqetësimin kanë, korrupsionin, Korrupsioni është rrezik i sigurisë kombëtare. Pra një njeri i korruptuar si Zhukri ka cënuar sigurinë kombëtare sepse me vendimin e tij janë përpjekur për të rrëmbyer opozitën shqiptare, Partinë Demokratike”,-tha Haklaj.

Duke e quajtur si spiun të diktaturës enveriste, anëtari i Kryesisë së PD-së deklaroi se Meta parandjen se edhe ai do të “ngecë” në rrjetën e hetimeve të SPAK.

“Meta e ndjen se çfarë do t’i ndodhë. Meta është një mi inkubatorësh të diktaturës apo shërbimit të sigurimit të shtetit sepse Meta është një spiun qysh në Qytet Studenti, është një spiun 50-lekësh. Madje u tall dhe televizioni i Sali Berishës me zotin Meta mbrëmë”,-tha Haklaj.

“Është aleancë e hallexhinjve: Meta, Berisha, madje dhe Rama në prapaskenë i mbështet sepse Ramës i intereson që këta të godasin SPAK-un”,-theksoi ai.

Ndër të tjera, Haklaj foli me superlativa për kreun e SPAK-ut, duke e cilësuar si një magjistrat profesionist dhe të ndershëm.

“Ka qenë prokuror në Tropojë në momente dhe ka treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare, profesionalizëm, guxim, kurajo dhe ndershmëri të jashtëzakonshme”,-deklaroi ai.

“Absolutisht është një prokuror i pastër”,-nënvizoi Haklaj.

Sipas Haklajt, pavarësisht hipokrizisë që shfaq në daljet e tij publike, Meta është mik i Charles Mcgonigal.

“Ilir Meta ka patur mik Mark Rusinin, parardhësin e Charles Mcgonigal-it, ka patur mik Charles Mcgonigal-in, madje kanë udhëtuar dhe në Amerikë bashkë me zonjën Kryemadhi dhe kur u kthyen nga Amerika thanë që kemi vizituar familjen e Rrokfelerëve, të cilën ua ka mundësuar Charles Mcgonigal. Morën dhe vizën 10-vjeçare, tani atë vizë e kanë të revokuar nga SHBA. Ai gjeti një alibi për të goditur SPAK-un dhe po më godasin pjesa e korruptuar e SHBA dhe nëse goditet nga Dumani të thojë që për shkak se e sulmova, më goditi ai mua”,-u shpreh Haklaj.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve që kërkuan favore

'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve që kërkuan favore