POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Milan nuk i ndahet CAS-it, apelon sërish dënimin e UEFA-s

Skuadra e Milanit, gjatë ndeshjes

Klubi i Milanit ka vendosur të apelojë në CAS vendimin e UEFA-s për dënim 12- në rast se nuk do të barazojë bilancin e humbjeve deri në vitin 2021.

Më herët gjatë këtij viti “djalli” përmbysi në CAS vendimin e UEFA-s për ta dënuar me 1 vit pezullim nga kupat e Europës për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play-t Financiar”. Sigurisht bazuar në këtë fitore klubi synon të bëjë një tjetër përmbysje, por këtë herë për dënimin e dhënë rreth një muaj më parë që e detyron Milanin të kthejë mbrapsht në UEFA 12 mln eurot e fituara nga Europa League këtë sezon si dhe rregullimin e bilancit deri më 2021. Gjatë këtij sezoni në Europa League Milani ishte i detyruar të rregjistronte vetëm 21 lojtarë. 
Lajmin për apelimin e dënimit në CAS e ka bërë vetë klubi i Milanit me anë të një postimi në sajtin e tij zyrtar.

b.xh.
Komento