Miratohet ligji, Shqipëria del në tregje në tetor 2018 me eurobond të ri 500 mln euro

Miratohet ligji, Shqipëria del në tregje në tetor 2018 me eurobond të ri 500 mln euro

Dy vjet para se të përfundojë afati normal i eurobondit 450 milionë eurosh, të emetuar nga ministria e Financave më 2015, Shqipëria po përgatitet të dalë sërish muajin e ardhshëm në tregjet financiare ndërkombëtare me kërkesën për një hua të re nëpërmjet letrave me vlerë shtetërore. Ndryshe nga dy eurobondet e mëparshme, të vitet 2010 dhe 2015, këtë herë, kjo parashikohet edhe me blerjen mbrapsht (buyback) të një pjese të eurobondit ekzistues.

Ligji është miratuar sot në Kuvend dhe parashikohet që do të riblihet një pjesë e borxhit aktual. Ligji ka kaluar me shpejtësi jo të zakonshme në Parlament, ku është depozituar si projektligj vetëm më 17 shtator. Kjo lidhet edhe me faktin se, sipas njoftimeve zyrtare, vitin e ardhshëm shteti shqiptar do të ndodhet përballë një nevoje likuiditeti shtesë prej të paktën 700 milionë eurosh.

Qeveria mendon se emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare në vitin 2018, me madhësi maksimumi deri në 500 milionë euro, me afat maturimi 5-10 vjet vlerësohet si mënyra optimale si për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim, ashtu edhe për të mundësuar optimizimin e menaxhimit aktiv të detyrimeve të borxhit në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme.  Në këtë eurobond synohen të futen disa elemente të reja si zgjerimi i formatit për të rritur aksesin në tregjet e SHBA-ve përveç tregjeve evropiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 21/09/2018 10:44

    Kur ekonomia po ecen mire , me rritje pse duhet te marrim borxh 500 milion euro , qe ne vend ta ulim birxhin e rrisim ate . Rritja e borxhit eshte tregues i keq per ekonomine dhe investitoret . Une mendoj se oa aftesua e Ahmetajt eshte kjo situate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës