Nga turizmi ekonomia shqiptare ka përfituar vitin e kaluar, 4.2 miliardë euro. Kështu bëri me dije ministri i Financave Ervin Mete në Forumin e CEO-ve të “AmCham”, i cili tha se kishte një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022.
Sa u takon investimeve të huaja, Mete tha se arritën nivelin më të lartë historik, prej afro 1.5 miliardë euro.
‘Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitin e kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro, sipas të dhënave më të fundit të publikuara ditën e djeshme nga Banka e Shqipërisë.’- tha ministri.
Mete tha se në qershor do të bëjmë aplikimin për t'u anëtarësuar në SEPA, Aderimi në Sistemin Unik Evropian të Pagesave.
'Avancimi i mëtejshëm në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për të përshpejtuar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor presim të shërbejë si mbështetje në këtë drejtim. Aderimi në Sistemin Unik Evropian të Pagesave (SEPA) është një nga mundësitë që i ofrohen vendit tonë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si pjesë e këtij plani. Përfshirja në SEPA, për të cilën Shqipëria po përgatitet të aplikojë në muajin qershor, ul ndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në. Për më tepër, anëtarësimi në SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta. Përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane, do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi.
Momenti i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si edhe vlerësimet e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë tonë për të thelluar ritmin e reformave, ku avancimi i mëtejshëm në procesin e integrimit europian do të shërbejë si një ankorë e rëndësishme për realizimin e këtyre objektivave, për të synuar një rritje më të lartë ekonomike, për punësim cilësor, si edhe përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe investimeve të huaja.'- tha Meta.
Lajmi kryesor: