Misteri/Kush e ka përgjuar Ben Blushin me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë?

Misteri/Kush e ka përgjuar Ben Blushin me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë?

Pamjet e takimit Blushi-Dvorani janë shkëputur nga kamerat e sigurisë së lokalit

Pamjet e një takimi mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top-Channel, Ben Blushi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme në disa portale të sponsorizuara pranë opozitës. Më pas, këto foto të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një lokali në qendër të Tiranës, i janë dërguar edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka dubluar siluretën e të njëjtave portale, duke hedhur akuza politike. 

Portalet e opozitës dhe Sali Berisha akuzojnë Ben Blushin se po ndikon tek gjyqtarët që kanë në shqyrtim gjyqin e pronësisë së Top Channel, mes Vjollca Hoxhës dhe ish-ortakëve të saj. Një prej emrave të trupës gjykuese është pikërisht edhe gjyqtari Ardian Dvorani. Sipas Berishës, Blushi takoi Dvoranin për t'i bërë presion, ndërsa është vetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë i cili në një sqarim publik thotë se nuk është pjesë e trupës së Kolegjit në gjyqin e Top-Channel.  

Megjithatë, konteksti tashmë merr një rrjedhë ndryshe, po të kemi parasysh se takimi i Blushit me Dvoranin është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe jo nga një kamra amatore apo nga ndonjë përfaqësues i medias. Dikush nga salla e monitorimit të sigurisë së biznesit, ka kërkuar pamjet në serverin e kamerave, ka selektuar momentin e takimit, është kujdesur të garantojë privatësinë e klientëve të tjerë dhe më pas ka përdorur fotot Blushi-Dvorani në funksion të shigjetimit politik të gazetarit apo gjyqtarit.  

Direktivat kanë qenë të qarta për 'agjentin' dhe informacioni i servirur gjithashtu ka qenë i saktë: Takimi Blushi-Dvorani ka ndodhur të enjten e 24 majit 2018, ora 18:04:41 sekonda, në bar-kafenë e një hoteli të njohur në qendër të kryeqytetit dhe ka zgjatur deri në orën 07:25:52 pasdite. 

Dhe pyetja që lind është: Kush po e përgjon Ben Blushin? Përndjekja e tij vjen pak kohë pasi ka marrë pozicionin e rëndësishëm në Top-Channel, në një kohë kur prej disa muajsh, pas dështimit në zgjedhjet e qershorit të kaluar, u la në harresë.   

Dinamika, rrethanat, kërkimi dhe pamjet e nxjerra nga një kamera sigurie, flasin më shumë se një rastësi...




(Takimi Blushi-Dvorani, pamjet e shkëputura nga kamera e sigurisë së lokalit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ee mire o mire: 08/06/2018 16:04

    Po si nuk keni turp ngelet me konspiracion. Po Ben Blushi nuk erdhi dje nga mali ne Tirane, ai eshte lind e rritur ne Tirane. Po ka njohje si kush tjeter, ka qene deputet shume vite. Po ka rreth miqsh, krushqish, kusherinj etj. Vetem konspiracion kazani. Po mire ti behet se hyri dhe vet ne mes te kazanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz