Mos lejoni t'ju mposhtë depresioni pas pushimeve, disa këshilla për ta përballuar

Mos lejoni t'ju mposhtë depresioni pas pushimeve, disa këshilla për ta përballuar

Foto ilustruese

Të gjithë njerëzit mezi presin të shkojnë me pushime, të shkëputen nga gjithçka dhe të relaksohen. Bërja gati e valixhes është një mrekulli më vete, por jo gjithçka është njësoj kur ktheheni. Ka njerëz që e përjetojnë mjaft keq kthimin nga pushimet dhe zhyten në depresion. Mirëpo sot do t’ju sjellim disa këshilla të vlefshme se si të mos lejoni që ky lloj trishtimi t’ju mposhtë.

Pranojeni jetën siç është

Pranojeni idenë që pas pushimeve ka sërish jetë dhe një nga gjërat që duhen bërë patjetër është rikthimi në punë. Bëjeni në mënyrën më të mirë, duke larguar ose duke injoruar gjithçka që ju mërzit.

Rikuperoni kohën e humbur

Mblidhni forcat dhe filloni të hartoni një projekt të ri, mos u humbni pas dallgëve të detit, pasi ato nuk janë më pranë jush. Filloni të dilni me miq dhe krijoni ide të reja.

Mos lejoni që puna t’ju mundë

Rikthehuni në punë, por mos ju futni me kokë. Normalisht duhet të angazhoheni shumë më tepër pasi supozohet që jeni rikthyer me energji të reja por mos lejoni që ajo t’ju mundë.

Ushqehuni mirë

Harrojeni atë periudhën e akulloreve dhe birrave. Është koha t’i nënshtrohenui një diete të mirë pasi ju bën gjithashtu të reflektoni. Mos harroni që shëndeti mendor është mjaft i rëndëishëm.

Aktivitet sportiv

Mbi të gjitha mos harroni të bëni aktivitet sportiv. Do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë dhe më aktivë. Gjithashtu kushtojini rëndësi mënyrës së veshjes, ndërroni garderobën dhe do ndiheni një njeri krejtësisht i ri.

Kultivoni lule

Sipas një studimi nga revista “HortScience”, teksa vëzhgoni kopshtin tuaj që rritet, ndjenja e përmbushjes me kënaqësi, rrit edhe koeficientin e lumturisë. Sezoni i vjeshtës është ideal për të kultivuar lule dhe bimë të reja. Sugjerohet që pasi të ktheheni nga puna, bëni mirë të relaksoheni duke u marrë me kopshtin tuaj, me mbjelljen e luleve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm