"Motrat e gjakmarrjes",dokumentari
i 'Al Jazeera' për familjen shkodrane
VIDEO/Familja pret të ikë në Londër me azil

i 'Al Jazeera' për familjen shkodrane
VIDEO/Familja pret të ikë në Londër me azil">
TIRANË – Rrjeti mediatik "Al Jazeera" ka realizuar një dokumentar për historinë e një familje shqiptare nga Shkodra që është në gjakmarrje, kryefamiljari është larguar nga vendi drejt Londrës ku ka plotësuar dokumentet për azil dhe ka marrë statusin e refugjatit nga Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar. Dy vajzat e tij Beta (Elisabeta 13-vjeçe, Migena 18 vjeçe) dhe gruaja Rezarta jetojnë në një fshat pranë liqenit të Shkodrës të frikësuara  për jetët e tyre (Në banesën ku jetojnë nuk ka më burra dhe djem pasi janë larguar, përveç gjyshit të moshuar) duke pritur me padurim t’i rikthehen një jete normale, por jashtë kufijve të Shqipërisë.

foto
(Migena, Rezarta, Beta dhe Liza (gjyshja e tyre) presin brenda shtëpisë së tyre familjare plotësimin e dokumenteve të azilit për të rifituar sërish "Lirinë". Foto: Al Jazeera)
 
Shkrimi i Al Jazeera
Gjakmarrja e mban Betën dhe motrën e saj të bllokuar në shtëpi, duke shpresuar se azili i kërkuar nga babai i tyre në Angli mund të sigurojë një ‘arratisje’ nga vendi.

Tre vite më parë vëllai i Betës vrau një tjetër djalë të fshatit në veri të Shqipërisë duke shkaktuar një gjakmarrje ndaj familjes.

Teksa vëllai i saj u dërgua në burg nga Gjykata Shqiptare,  kërcënimi për hakmarrje ndaj familjes mbetet për shkak të përhapjes së gjerë të një kodi të shekullit të 15-të, i njohur si "Kanuni".

Ky sistem alternativ i drejtësisë thotë që “Vrasja duhet të hakmerret për të rivendosur nderin e familjes".

Pas krimit nga i biri kryefamiljari, babai i Betës, Paulini u largua në Londër me shpresën për të marrë azil, duke lënë Betën dhe motrën e saj të mbyllura në shtëpinë e familjes për sigurinë e tyre.

Beta po rritet gjithnjë e më shumë e mërzitur nga izolimi i saj që gjithashtu e ka penguar atë të shkojë në shkollë.

Shpresa e vetme tani është që babai i saj të marrë azilin dhe ajo e motra e saj mund t'i shpëtojnë këtij “dënim të vetëvendosur”
...
 
babai
(Babai i Betës" Paulini në punë, duke shitur kikirikë në Ura e Mijëvjeçarit, Londër {Millennium Bridge}. Foto: Al Jazeera)

shkoder
(13-vjeçarja Beta me çiften që mbajnë në shtëpi. Foto: Al Jazeera)

Redaksia Online
(A.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)