Ndahen çmimet 23 “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” nga Bordi i ‘Albanian Excellence’

Njëzetë e tri gra dhe vajza të përzgjedhura nga Bordi i Albanian Excellence, me në krye themeluesen, Flora Nikolla, kanë marrë Çmimin e lartë “Zonja që bëjnë Shqipërinë” dhe dy të tjera u vlerësuan si Anëtare Nderi.

Në mbrëmjen magjike “Gala” të 7 dhjetorit të mbajtur në MAK Albania Hotel, të përzgjedhurat “Zonja që bëjnë Shqipërinë” ishin Pranvera Bekteshi, Alba Malltezi, Suzana Varvarica Kuka, Nevila Nika, Julinda Dhame, Erilda Reçi Selimi, Maríe Therese Marchal, Vjollca Dedei, Xhilda Preni, Antoneta Ndreka, Antonela Hako, Arlinda Çausholli, Brunilda Paskali, Vasilika Tafa, Tefta Pajenga, Alma Mile, Ina Kosturi, Manushaqe Shehu, Anila Kalleshi, Jera Kruja, Luçia Martino, Marianne Graff, Rozeta Kreste e Xheni Vata.

Anëtare Nderi të Albanian Excellence u shpallën avokatja Eni Çobani dhe politikania Nora Malaj.

Çmimin “Zonjë që bënë Shqipërinë”, që iu dedikua zonjës Alba Malltezi, gazetare dhe drejtuese e Shqiptarja.com dhe Report TV, e tërhoqi vajza e saj, Carlota Bolino. “Jam e lumtur që ky çmim shkoi për mamin tim. Jam krenare për të”, tha Carlota.

Zonjat e përzgjedhura, por jo vetëm ato, kanë shprehur për Report TV, mirënjohjen për organizatoren dhe ideatoren Flora Nikolla

Doktoreshë Jera Kruja ndihet e nderuar me çmimin. Ajo shprehet se: “Asnjëherë nuk kam bërë tentativë për ta lënë vendim tim dhe më vjen mirë që nga ky grup grash të nderuara u përzgjodha unë nga fusha e mjekësisë për të përfaqësuar gratë shqiptare”

Francezja Marie Marie Therese Marchall që jeton e punon prej 20 vjetësh në vendin tonë, shprehet se “unë jam krenare që jam zgjedhur bashkë me gratë shqiptare. Mezi prisja momentin e këtij çmimi. Jam shumë e kënaqur”.

Arbëreshja e Italisë, Lucia Martino, e veshur me kostumin tradicional, të trashëguar nga nëna e saj, falënderon në një shqipe të vjetër përzier me italishten: “Unë jam këtu se më mbitoi (arbërisht-ftoi) Flora Nikolla, që është presidente e Albanian Excellence. Jam shumë e lumtur, shumë e kënaqur, jam felice (it. -e lumtur) që gjendem këtu bashkë me zonjat që bëjnë Shqipërinë. Është në një nder i madh për mua”, tha arbëreshja Martino. Ndërsa kryetarja e bordit të Albanian Excellence Eni Çobani shprehet se “Shpresoj se tek gratë që kemi zgjedhur do të përmbushen ato cilësi të cilat i karakterizojnë gratë, si dashuria në radhë të parë për fëmijët dhe familjen, dhe më pas dashuria për vendin , për punën dhe të karakterizuara nga pasioni i tyre i përditshëm për të dhënë një kontribut për këtë Shqipërinë tonë”, tha zonja Çobani.  

Themeluesja dhe presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla, i është përkushtuar një pune të jashtëzakonshme, duke shkuar në gjurmët dhe zanafillën e çdo sfide që shpreh mençuri dhe kurajo të madhe nga gratë. Eventi “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” është shoqëruar përgjatë këtij viti edhe me disa premiera koncertore me artistë shqiptarë të ekselencës të shpërndarë në të gjitha vendet e botës.

Ndihem si mbas një furtune, ndihem shumë mirë. Ishte një rrugë shumë e bukur që nisi në fillim të këtij viti e po e përfundon në fund të këtij viti, për të vijuar me “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë” në vitin 2019. Është shumë emocionuese të shohësh gjithë këto zonja që vërtetë janë munduar dhe kanë punuar për bërë Shqipërinë. Shpresojnë që kjo të përcillet me emocione dhe t’ia kalojmë bukur që së bashku me gjithë këto zonja të luftojmë për një Shqipëri më të mirë", tha zonja Nikolla.

Prezantuesit Zhaklina Gjollaj dhe Jozef Shiroka i dhanë emocione të bukura natës së madhe të ndarjes së çmimeve. Ndërsa pianistja e talentuar Marsida Koni me tingujt drithërues, ishte vërtetë preludi më i bukur i mbrëmjes speciale që u mbajt të nder të “Zonjave që bëjnë Shqipërinë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite