'Negociatat', ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime

'Negociatat', ambasada italiane: Aspirata e shqiptarëve për në BE, legjitime

Ambasada italiane në Tiranë

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh kënaqësinë e saj të thellë për raportin e publikuar sot nga Komisioni Evropian, në të cilin rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për njohjen e duhur të reformave të rëndësishme të zbatuara nga Vendi si dhe aspiratën legjitime të shtetasve shqiptarë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Deklarata e ambasadës italiane: 

Në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Evropian, prandaj do të jetë i nevojshëm tani dhe në të ardhmen një angazhim më i madh në veprimtarinë reformuese të Vendit.

Mbështetja e fuqishme e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt që lidhen me Shtetin e të drejtës do të jetë një instrument i dobishëm në mënyrë që rezultatet e arritura deri tani të konsolidohen më tej në të ardhmen e afërt.

Italia, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)