POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Festa në Korçë, “Birra Tirana”, shija shqiptare e cilësisë gjermane

Festa e Birrës në qytetin e Korçës është kthyer tashmë në një traditë. Një festë e shumëpritur për qytetarët, të cilët nuk mungojnë në asnjë natë për t’iu bashkuar performancës së këngëtarëve të ndryshëm. Për pesë netë rradhazi, qytetarët e Korçës, por edhe vizitorë të shumtë do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën e ngrohtë të shoqëruar me Birrën Tirana.

Birra Tirana, lider në treg, nuk ka munguar as në këtë edicion të 12 të Festës së Birrës në qytetin e Korçës. Krahas qyteteve të tjera, edhe në Korçë qytetarët do të mund të shijojnë Birrën Tirana nën tingujt e muzikës. Përfaqësuesi i Birra Tirana ka treguar për Report Tv risitë që kjo birrë sjell për konsumatorët, duke i ftuar ata ta shijojnë edhe në Korçë.

Birra tirana është birra më e madhe në Shqipëri dhe sigurisht  nuk mund të mungonte në këtë festë magjike që tashmë është kthyer në një festë tradicionale shqiptare, këtu janë qindra konsumatorë besnikë, jo vetëm nga Korça por edhe Tirana, qytete të tjera të Shqipërisë, Kosova.

Janë  mijëra bashkëatdhetarë që kanë ardhur me pushime në Shqipëri dhe vijnë për të festuar në këtë festë kaq të madhe. Birra tirana nuk mund të privonte konsumatorët e saj besnikë, kështu që është bërë pjesë e përvitshme e kësaj feste, por sivjet për shkak të frekuentimit të madh që ka, është dashur që të vendosen disa stenda, jo vetëm këtu por edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës.

Enea Janko, pëfaqësues i Birra Tirana 

Cilësia dhe shija e Birra Tirana shprehet edhe nga turistë të huaj të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e festës. 

Përshëndetje unë jam nga Rumania, ështe hera e parë e imja në Korçë dhe këtu gjeta njerëz shumë të mirë dhe mjaft ngrohtësi. Më pëlqen kjo festë.

Marius Fusu, turisti nga Rumania 

Ju po pini birra Tirana?

Po Birra Tirana, eshte hera e dytë që e pij është shumë birrë e mirë dhemë pëlqen shumë si birrë.

Marius Fusu, turisti nga Rumania 

Është hera ime parë në Korçë, unë vij nga Italia, nga jugu i italisë, nga Pulia. Është qytet shumë i bukur edhe atmosfera është fantastike. Unë po pij birra Tirana dhe ajo është shumë e shijshme.

Alfredo Sisinni, turisti nga Italia

Festa vijon edh gjatë ditëve të tjera, ku qytetarët korçar dhe jo vetëm do të freskohen me birrën më të mirë në vend, siç është birra Tirana, ku një gjë të tillë e shprehin edhe vet ata.

Kemi ardhur nga Shkodra vetëm për të shijuar festën e birrës tirana në qytetin e Korçës. Të them të vërtetën jam te birra tirana, dhe përqindja e alkoolit është 4%.

qytetari nga Shkodra

Festa e Birrës në qytetin e Korçës do të vijojë deri ditën e diel, me aktivitete të shumta të organizuara nga Bashkia Korçë si edhe nën shoqërinë e Birra Tirana për gjithë qytetarët dhe vizitorët nga brenda dhe jashtë vendit.

a.me.
Komento