POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nis hetimi pasuror për Emiliano Shullazin, Ylvi Beqaj 40 minuta dëshmi në prokurori

Ylvi Beqaj, i shoqeruar nga truprojat

Me statusin e dëshmitarit të mbrojtur Ylbi Beqaj, biznesmeni që me dëshminë e tij çoi në burg Emiliano Shullazin dhe bandën e tij, këtë të enjte është paraqitur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë deklarime në lidhje me hetimin pasuror të nisur ndaj Shullazit.

Nën shoqërinë e dy truprojave, Beqaj mbërriti në mesditë në prokurori. Për afro 40 minuta ai qëndroi në ambjentet e Akuzës ku, sipas burimeve, ai është pyetur nga prokurorja Elisabeta Imeraj lidhur me disa transaksione dhe transferta parash.

Ylvi Beqaj akuzoi Shullazin se i kishte marrë para dhe nën kërcënimin për jetën ai ishte detyruar ta bënte pronar të ish-hotelit ‘Vollga’. Ndërsa vetë Emiliano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë deklaruan gjatë procesit te Krimet e Rënda se Beqaj ishte dëshmitar i manipuluar dhe gënjente.

Sipas burimeve ai ka dëshmuar edhe mbi hetimet që përfshijnë Ervis Martinaj, i arrestuar pas sherrit me një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok (lexo këtu).

rr.zh/l.q.
Komento