Dinamika/ Sherri për Elvana Gjatën ‘përgjak’ ish-Bllokun, një i vrarë dhe 3 të plagosur

TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga përplasja e mbrëmshme me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person mbeti i vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën si nisi konflikti mes disa personave në "VIP-Zone"-en e lokalit ku u vra Fabjol Gaxha a, u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij Laert Hato, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Report Tv mëson nga burime se shkak për masakrën ka qenë ngacmimi që viktima i ka bërë këngëtares së njohur Elvana Gjata e cila ndodhej në ambientet e lokalit ku ndodhi masakra. Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupet që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit. Policia ka shpallur në kërkim tre personat e dyshuar për ngjarjen, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo. Merviol Bilo eshte xhenier ne forcat speciale te Zall Herrit, por ne kohe te lire, punonte si badigard i Elvana Gjates. Sipas rregullores ai e kishte dorezuar armen e tij te punes ne mbarim te orarit zyrtar, keshtu arma me te cilen mund te kete qelluar, mund te jete tjeter. Ne vendngjarje, policia ka gjetur nje pistolete Gllok qe eshte ne perdorim te ushtrise, policise, por qe mund te blihet kollaj ne tregun e zi me 1500 euro. Sipas nje hipoteze, sherri nisi kur Ervin Martinaj i beri ngacmimet Elvana Gjates ne mbrojte ne se ciles nderhyri i dashuri i saj Ervin MAta dhe bodigardi Merviol Bilo. Ky moment provokoi reagimin e personave te tjere mes te cileve bodigardi i Ervin Martinajt, Fabjol Gaxha, qe me pas mbeti i vrare ne rrebeshin e armeve. 

Mes dy grupeve ka pasur sherr edhe disa ditë më parë po në ambientet e një lokali në kryeqytet. 

Tre armë zjarri tip pistoletë janë përdorur në ngjarje, ndërsa mësohet njëra prej armëve është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se i përket Fabjol Gaxhës, truprojës së Ervis Martinajt. Sipas dëshmitarëve, në lokal ka pasur rreth 10 të shtëna mes dy grupeve rivale duke e kthyer gjithçka si në një arenë lufte. Brenda ambienteve të lokalit "Monopol" pas ngjarjes gjithçka qenë si një kasaphanë me pellgje gjaku, armë zjarri dhe gëzhoja përdhe. 

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 30 persona për t'i marrë në pyetje. Përplasja mes bandave alarmoi kryeqytetin pasi ndodhi në një prej zonave më të frekuentura të kryeqytetit dhe në një orar fluksi lëvizjesh. Pak orë pas ngjarjes, policia gjeti një motor të braktisur në Unazën e Re, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarjen e ish-bllokut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Vrasja në ish-Bllok, një nga të dyshuarit është edhe një ushtarak, nisin hetimet

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin Monopol në zonën e ish-bllokut.

Burime që po hetojnë këtë ngjarje i thanë Report Tv se policia tashmë e ka një të dyshuar si i përfshirë në vrasjen dhe plagosjen e trefishtë mbrëmë në ish-bllok.

Burimet pohojnë se bëhet fjalë për një person me përgatitje të lartë ushtarake.

Ushtaraku është kontaktuar nga policia e Shtetit dhe ka pranuar se ka qenë në vendngjarje, por jo se ka gjuajtur me armë.

Pritet që ushtaraku të merret në pyetje nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet edhe nga policia ushtarake.

Ora 11:10
Vrasja në ish-bllok ndodhi në VIP zonën e lokalit, ja personazhet e njohur që e frekuentonin(Foto)

Tirana është tronditur që prej mbrëmjes së djeshme, ku pas një sherri për këngëtaren Elvana Gjata, ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha si edhe janë plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

Lokali Monopol ku ndodhi vrasja, ishte i frekuentuar rregullisht nga personazhe të njohur të showbizz-it shqiptar, por edhe politikanë e biznesmenë të njohur. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në pjesën e VIP zonën e këtij lokali, ku qendronin personazhet më të njohur të botës mediatike në Shqipëri.

VIP-at shqiptarë në lokalin ku ndodhi vrasja

Sic shihet edhe në foto, lokali frekuentohej rregullisht nga këngëtarja Ingrid Gjoni, dj Sardi, moderatorja Floriana Garo dhe të tjerë të njohur. 

VIP-at shqiptarë në lokalin ku ndodhi vrasja
Ora 09:53
Ekskluzive/ Gjendet një motor i braktisur, dyshohet se u largua një nga autorët e përplasjes me armë (VIDEO)

Një motor i braktisur është gjetur sot në Unazën e Re, pranë Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se motori dyshohet se është përdorur nga një prej anëtarëve të grupeve rivale, gjatë përplasjes me armë zjarri mbrëmë në Tiranë ku mbeti i plagosur pronari i një kompanie bastesh, Ervis Martinaj, ndërsa u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha. I plagosur mbeti edhe miku i Martinajt, Laert Hato, ndërsa ka pësuar lëndime edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popescu.



Motori mendohet se është përdorur nga një prej autorëve për t'u larguar nga lokali ku ndodhi masakra në ish-bllok.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të motorit të sekuestruar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se autori është larguar pikërisht me këtë motor nga ish-blloku dhe e ka braktisur atë në Unazë të Re, ndërmjet Kopshtit Botanik dhe Komunës së Parisit, për të humbur gjurmët. 

Policia gjen motorrin e braktisur në Unazën e Madhe

Grupi hetimor po kërkon gjurmë dhe prova në mjetin motorik që mund të ndihmojnë hetimet në identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 05/10/2018 14:31

    Vetem ne shqiperi ju thuhet prostitutave dhe gangesterve VIP. Nese ne kete zone qarkullojne persona te skeduar dhe me rrezikshmeri te larte te armatosur ku qendron puna operative e Policise se Shtetit? Te mbledhesh kufoma dhe identifikosh pjesemarresit ne kete masaker me kamerat e sigurise se lokalit eshte pune e rendomte. A konsumohej kokaine neper keto dhoma vip? Sigurisht qe po. A i ka rene ne sy policise kriminale pasurimi, investimet dhe jeta e luksit qe bejne keta vipariste si puna e Kallakut, Popeskut etj? Siguridht qe po. E ka kryer denimin qesharak qe dha gjyqtari plehre Gerd Hoxha per vrasje ky Elvis Martinaj? Jo! Po ky shkodrani? Jo! Po pjestari tjeter i kesaj vande qe terrorizoi Dhermiun? Jo! Cfare sigurie prisni ju te kete ne shqiperi kur angazhohet gjithe FNSH-ja per te ruajtur jeten e ketyre barone e te krimit ne spital? Ne cilin shtet ndodh? I lumte dora komandos qe pastroi ambjentin nga nje kerme. Rradhes tjeter te shpresojme per me mire.

    Përgjigju
    • Emigranti: 06/10/2018 00:09

      Është e vërtetë që është plagosur Samir Mane? Pse heshtin pra, ca frikë kanë. Ky Martini nk është mafiozi me I madh në Shqipëri. Ka të tjerë plot para tij. Ca përkrahje politike ka ky Martinaj?

    • Asim: 05/10/2018 23:44

      Të shtoj dhe dicka unë, pse heshtin të gjithë për plagosjen e Samir Manes para disa ditësh tek lokal Padam nga Elvis Martinaj? Mendoj që është pak më e ndërlikuar situata. Duhen disa trima si komando e Avni Rustemi mendoj.

  • Myftiu: 05/10/2018 14:19

    Ordinerllek! Menyre jetese si në filmat me Toni Montanen Hahahahahahaha mutllek injoranceje!

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/10/2018 13:10

    U dhjefsha vipbajgërinë, bajga dhe vetëm bajga që mediat bajga i bënë vipa.

    Përgjigju
  • mucua: 05/10/2018 13:08

    Ajka e kombit e mbledhur ne nje vend. Pederastet e llastuar te Tiranes. Djemte e mamave kan ven kobure ne brez dhe e zbrazin per kurvat qe u eshte bere shpell.

    Përgjigju
  • Blenard: 05/10/2018 12:34

    Mjer shqiptaret me ke bashkjetoin me kurvat dhe per kurvat me horrat dhe per horrat nivel mesjetar emancipimi esht vetem per te ardhur keq sbejm dot asgje

    Përgjigju
  • Maks: 05/10/2018 11:39

    Shihni kur sherrin e bejn vipat te gjith medjat pozit e opozit e mbyllin gojen sikur skish ndodhur gje te shkretes goc nga fshati e masakruan te gjith kjo esht shqiperia jon domokratike ku te varferit masakrohen dhe te pasurit mbrohen

    Përgjigju
  • Arber: 05/10/2018 11:12

    Epo qeka muhabet kur vash

    Përgjigju
  • Vlorë: 05/10/2018 11:09

    Tani Elvana Gjata do bëj një këngë qe do i përlot të gjithë...

    Përgjigju
  • Fredi: 05/10/2018 09:34

    Bajgëri e gjallë, neandërtalë!

    Përgjigju
  • Lani: 05/10/2018 09:21

    Fatmir Xhafaj con Renean te mbroj mikun e vet o Xhafe ca je tu bo

    Përgjigju
  • Ceni: 05/10/2018 09:19

    Kush kèrkon tè hajè Qyl dhe tè jetoj duke vènè Gjoba , do Hajè Kokèn e tij herèt apo vonè , sepse njerèzit Nuk mund tè tremben nga 10 apo 20 BANDITÈ dhe KRIMINELÈ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm