Heqja e ‘Shqiponjës’, mollë sherri PD-PS, Rama: Vulgaritet. Basha: Ke zgjedhur hashashin si simbol kombëtar

TIRANË- Heqja e simbolit të Shqiponjës, është kthyer në mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Vepra prej çeliku e inaguruar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, asokohe kryetar bashkie, është hequr për t’i hapur rrugë ndërtimit të një mbikalimi në kuadër të projektit për Unazën e Re të Tiranës.  Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Shqiponjën një ‘vulgaritet’, ndërkohë që përgjigjen ia ka kthyer sërish Basha, i cili thotë se kryeministri ka zgjedhur hashashin si simbol kombëtar.

Ndërkohë që siç shihet edhe në këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, simboli i Shqiponjës, i vendosur në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, është hequr për t’i hapur rrugë ndërtimit të këtij mbikalimi.

Vepra e derdhur prej çeliku, 6 metra e lartë dhe me bazament 4 metër, ndodhet në një vend të posaçëm, mëson Shqiptarja.com. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo vepër do të vendoset sërish në përfundim të punimeve në këtë shesh.

Ndërtimi i Unazës së Re është një projekt i Bashkisë Tiranë, dhe pritet t’i japë një tjetër pamje hyrjes në kryeqytet. Për të shmangur trafikun që mund të krijohet në këtë rrugë për shkak të punimeve, do të përdoren edhe rrugë të tjera, si ajo e Yzberishtit dhe rruga e vjetër e Ndroqit.

Projekti i Tiranës së Madhe për pjesën nga materniteti deri tek "Shqiponja" ka kushtuar 26.5 miliardë lekë, për një gjatësi prej 27 km. Së shpejti do të nisë edhe pjesa nga Shqiponja në Shkozë.

Për projektin e Tiranës së Madhe, do të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.

Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Replika/ Rama-Bashës: Artist, lëre 'Shqiponjën' se ajo iku, por shiko veten

Kryeministri Edi Rama ka replikuar pas reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me heqjen e monumentit të "Shqiponjës" te sheshi me të njëjtin emër, në hyrje të Tiranës. Më herët, kreu i qeverisë e kishte konsideruar veprën si vulgaritet dhe simbol kazinoje. Ndërsa Basha shkruajti në rrjetet sociale se "Rama po shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro".

Por në një postim të dytë në Twitter, Rama shkruan se "Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhej monument tredimensional". Duke iu drejtuar Bashës të cilin e quan 'Artist', Rama shkruan se "Shqiponja iku", ndërsa këshilla e kryeministrit për kreun e PD është të shikojë veten. 

Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s'ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist.

Edi Rama, kryeministër

Ora 14:19
'Si hyrje kazinoje', Basha reagon pas Ramës: Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja të duket vulgaritet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi statusin e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti 'Shqiponjën' vulgaritet dhe simbol kazinoje. 

Në statusin e tij, Basha shkruan se Rama po shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Më herët, kryeministri Rama reagoi mbi lajmin e heqjes së 'Shqiponjës' nga sheshi me po të njëjtin emër në kuadër të projetit të Unazës së Madhe. Në reagimin e tij, Rama e quajti simbolin e vendosur në hyrje të qytetit të Tiranës një vulgaritet, që tregonte mesin e një skenografie që sipas tij e kishte hyrjen e ngjashme me atë të një kazinoje.

Ora 13:21
Heqja e 'Shqiponjës' tek Dogana, reagon Rama: Vulgariteti në piedestal, si hyrje kazinoje

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas heqjes së simbolit të Shqiponjës nga sheshi në hyrje të Tiranës tek Dogana, aty ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një mbikalimi, në kuadër të projektit për unazën e re.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se “Shqiponja” e vendosur tek ky shesh, ishte një vulgaritet, që tregonte mesin e një skenografie që sipas kryeministrit ka hyrjen e ngjashme me atë të një kazinoje.

“ Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”-shkruan Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja + Nuhu + Luli + Petrit Vasili = KRIM: 12/11/2018 09:41

    Politikane Plehra , Funderrina dhe Dobiça , qe per 5 Lek Qyl shesin edhe Femijet dhe Familjet e tyre , JO per Shqiperine qe nuk duan tja dine fare !

    Përgjigju
  • Eri: 12/11/2018 02:11

    Degjenerato te dy jane. Skandal e faqja e zeze me cfare meren, e mire ata po edhe ju protali kazanit qe skeni me ca mbushni diten e beni lajme keto pislleqe te dy njerezve qe jane pis e kaluar pisave. Po pse mor te uruar nuk pasqyroni nje lajm te mire nje lajm te kendshem per publikun po mereni vec me llumin e politikes. Cfare tha njeri e cfare tjetri... eshte e dhimbshme por realitet qe mediat ne shqiperi jane vec propogande vec lavazh trurit popullit vec lavatrice parash e lufte per pushtet me cdo mjet e forme.

    Përgjigju
  • Faik: 12/11/2018 00:10

    Shih shih LULI HAJDUTI po bèn sikur i dhimbset "SHQIPONJA" !!! Luli që VODHI MILJONA me Tenderin e SHQIPONJËS !!! LULI HAJDUTI po kèrkon ndonjè KOCKË të MAJME nga Edi Rama ???!!! I bèj thirje Edi Ramës , që të mos bëj "Pazarlliqe" dhe Matrapazlliqe me "FUNDËRRINAT" HAJDUTË të OPOZITËS , sepse ata PLEHRA e kanë vendin në BURG !!! Dhe shumë shpejt do shkojnë në BURG Luli bashkë me Petrit HAJDUT Vasilin e shumë e shumë KRYEHAJDUTË dhe KRYEHORRA të PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË .

    Përgjigju
  • Luani: 12/11/2018 00:01

    ..po Lulushin aleat te Dules e Tavos..,me Salushin..,kur prishen Mbi dhe Nen_Kalimin te Zogu zi..,pse nuk i padit..?!..mire ta bejne

    Përgjigju
  • Berat: 11/11/2018 22:36

    O basha na rujte bolet bot o trap

    Përgjigju
  • Fredi Kèrma: 11/11/2018 20:45

    LUL Hajdutit Nuk i rruhet fare për "Shkabèn" dy Krenare !?!? Po i bèn "PRESJON" Ed Ramès pèr ndonjè marèveshje tè RE , qè tè mari ndonjê "KOCKË" të madhe në Shkèmbim !!!! Unë i bèj thirje Edi Ramës , që ti lëri mënjanë marèveshjet e Krimit , në Kurriz të SHQIPËRISË dhe SHQIPTARËVE , sepse SHQIPËRIA NUK èshtè ÇIFLIGU i të dyve këtyre PLEHRAVE dhe as i atyre FUNDËRINAVE që kanë Udhëhequr para tyre , në këto 27 Vite ShkërLLatoKraci dhe QËNËRI !

    Përgjigju
    • Hello: 11/11/2018 23:58

      Tani po do i lej Edi marveshjet qe i bere thirrje. Gjithsesi, luli kete luli ate na cate derrasat ju debilat e Edit. Ed Rama shkulli simbolin tone kombetar ne mes te nates se nuk duket bukur nga ana estekike. Se jane me bukur kerpudhat qe ka ne kryeministri. Ju derrat e Edit jeni ANTI-SHQIPTARE te pavetedijshem.

  • Rruqja: 11/11/2018 20:41

    TE DREJTEN PER MOS ME FOL PER DROGEN E KE VETEM TI DHE PARTIA QE DREJTON O QERRATA SE ISHE MIN.I MBRENSHEM DHE SGUXOJE TE SHKOJE NE GJIROKASTER JO NE LAZARAT KU PUNONIN MBI 10000 PUNTOR ME TURNE TANI NA CAN GAJDEN PERDIT NJE MUHABET SI GRAMAFONI I PRISH VIU VIU VIU.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/11/2018 20:01

    Edhe luluja bajgë është ashtu si shallvarja me atlete, sepse po ti hapej barku lulzimes për shqiponjën, do permendte yllin hebraik gjashtëcepësh të Davidit që kryeministria ka për emblemë por edhe tek shkresat e ministrisë lart në të djathtë të çdo shkrese. Është një yll gashtcepesh me ngjyre te kuqe. Keshtu që lulzimja nuk përmend këtë por hashashin sepse vetëm me “hashashin” si krim, mund të luftojë shallvaren me atlete!

    Përgjigju
  • Hasani: 11/11/2018 18:34

    Monumenti te vendoset tek Parku Rinia ku eshte pseudomonumenti i Pavaresise.

    Përgjigju
  • Beni: 11/11/2018 16:49

    Bukur bukur ka lezet

    Përgjigju
  • Robshi: 11/11/2018 16:01

    Sa perfekt do ishte qëndrimi që ke bërë për shqiponjën sikur të ishte për ju si kryeministër...kurrë një kryeministër me vulgar e prepotent...skënderbe të bëri spiropali tani don të na bëhesh shqiponjë...mjeran me pasoja kombëtare

    Përgjigju
  • Fredi: 11/11/2018 14:40

    Edhe mua nuk më pelqente nga ana estetike. Ishte e bërë shumë “kiç” dhe e vendosur shum keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon