Njehsimi i diplomave/ Rreth 4 mijë infermierëve iu kërkohet të kthejnë rrogat

Infermierët e diplomuar mes viteve 2002-2006  nuk iu njihet më si master shkencor diploma e tyre 4-vjeçare dhe se veç uljes së pagës që vjen me këtë ndryshim ata duhet të kthejnë pas shtetit paratë e marra prej vitit 2015.

Rreth 4 mijë infermierë, një pjesë e të cilëve me mbi 10 vjet eksperiencë pune, do të jenë pjesë e këtij ndryshimi i cili iu kërkon kusht Masterin Shkencor për të pasur pagën e mëparshme.

Këtë situatë e bën me dije në një deklaratë në rrjetet sociale, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila thotë se shpreh indinjatën me mënyrën e diskriminimit që po iu bëhet një kategorie të caktuar të infermierëve në vend.

Infermierët e cilësojnë një veprim të padrejtë faktin që Ministria e Arsimit nuk iu njeh diplomën si një kualifikim Master por Bachelor. Shoqata iu bën thirrje të gjithë infermierëve në vend të prekur nga ky vendim por dhe çdo infermieri apo teknicieni tjetër që dëshiron të mbështesë këtë kategori të prekur. Shoqata njofton se do të bëhet një peticion i cili do t’i dërgohet  Ministrisë së Arsimit, Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, Kryeministrit Edi Rama si dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.  Infermierët kërkojnë një zgjidhje dhe nëse kjo nuk arrihet ata njoftojnë se do t’i drejtohen gjykatës.

Reagimi i plotë: 

E vetmja shkrese derguar cdo instirucioni ne lidhje me mosnjohjen e diplomes se infermiereve eshte nje shkrese e thjeshte pa shume informacion ne lidhje me cfare baze eshte mare nje vendim i tille.
Theksojme qe sistemi infermieror i brezave te pare ka qene sistemi i Gjeneves i cili se fundmi po kerkohet te zbatohet dhe ne shume vende te tjera nderkohe sot ne vend operon sistemi i Bolonjes.Pra nuk mund te hidhet poshte asnje brez per shkak te nxjerres se ligjeve pa u konsultuar me grupet e interesit dhe nuk mund te miratohet asnje ligj i cili eshte me i ashper apo qe cenon te drejtat e punonjesve.
Pse pikerisht kategoria e infermiereve eshte gjithmone me e prekura pasi pak kohe me pare vete Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale z.Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri i vendit z.Edi Rama ne kongresin e Urdherit te infermierit deklaruan publikisht qe kategoria e infermiereve do kene prioritet dhe do kene rritje page nderkohe po ndodh e kunderta (ju ulet me 50 mije leke te vjetra) jo vetem qe nuk po ndryshon asgje per mire edhe pse shume infermier po largohen nga vendi tashme po u japin dhe nje arsye me shume duke i diskriminuar dhe me ulje page.
Ne do ta ndjekim kete ceshtje deri ne instancat me te larta dhe u bejme thirrje jo vetem te prekurve nga ky vendim por te gjithe personelit ne vend te bashkohen deri ne zgjidhje te kesaj ceshtje.
Sistemi arsimor ne vend eshte i shkaterruar dhe i degraduar dhe duhet te filloj reforma qe aty e jo duke prekur personelin infermieror por duhet te meret me Fakultetet e shkencave mjekesore teknike ne vend.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 28/06/2018 04:58

    nëse nuk do ishin këta që jane diplomuar në ato vite, kush do e bente punen e tyre aq te veshtire e ndonje here edhe te besdisshme?! madje si shum e shum profesione te tjera, ata jane te nen paguar, kjo i shtyn qe te emigrojne e ne qe jetojme ketu ngelet qe te na sherbejne sanitaret nese do na bjer rasti me shku ne spital.

    Përgjigju
    • Infermier Deutschland: 28/06/2018 09:22

      Sakt, ajo qe thoni. Me vjen keq, se pasojat do i vuajm te gjithë bashke, si ne qe kemi len aty njerëzit tane te dashur, por dhe ju qe do ngeleni ne doren e te paafteve se te aftet ikin cdo dite..

  • Popull: 27/06/2018 16:46

    Bojkotoni sherbimin

    Përgjigju
    • Rona: 28/06/2018 15:44

      Me vjen shum keq vertet nuk kam fjal na kan shkelur me kemb,jam shum e indinjuar per veprimet qe bejn te nghemi te gjith .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet