Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar për 30 ditë një sërë subjektesh në Durrës, Tiranë dhe Dhërmi për shkelje të ligjit.
Ndaj subjekteve: “Aragosta”- “4 Stinët”- “Zgara Polski”- “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës; “Havana” në Dhërmi dhe “Oltion Nika” në Tiranë është marrë masa për bllokim 30 ditor për moslëshim të kuponit tatimor.

(Një prej subjekteve të bllokuara)
Disko “Havana” është e njohur për publikun pasi rreth një muaj më parë disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë, fatmirësisht duke mos shkaktuar të lënduar.
Komento
Komente


Po pse mos me ja vu gjobën ma te kripur se çmimet që kanë e fitimet e këtij muaji, sesa me i bllokua (nga ky akt dalin të humbur të gjithë, përveç konkurrences)
PërgjigjuDuhesh te behet shteti i keq, qe keta te vene mend ndonjehere. Jane lokale me emer dhe me klientele te ngritur dhe sillen sikur zhvillojne biznes ne epoken e gurit.
Përgjigju