ONM kërkon shkarkimin e Gentian Osmanit, prokurorit që kërkoi arrestimin e Tahirit
OMN kërkoi sot shkarkimin e prokurorit Gentian Osmanit, ndonëse u konfirmua nga KPK. Rekomandimin për ta ankimuar vendimin e KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ONM.
Gentian Osmani
Pas kërkesës së shkarkimit të gjyqtarit Gentian Medja, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar edhe shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani ndonëse u konfirmua në detyrë nga KPK pak javë më parë.
Rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, ONM-ja ia ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë. Komisioneri Publik do ta shqyrtojë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror.
Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1611
Lajme të tjera
-
Probleme me kredinë e udhëtimet në SHBA, Itali e Turqi, ONM kundër konfirmimit në detyrë të prokurorit Preçi! Deklaroi se fitoi 7 mijë euro në skedinë
24 Prill, 21:29
-
Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin
24 Prill, 20:09
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative
19 Prill, 21:43
-
I dha vulën e PD-së Berishës, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri! S'justifikon 93 mln lekë pasuri
19 Prill, 09:48
-
'Vetingu' i kërkon Kuvendit rritjen e pagave për administratën e saj! Ja sa do të paguhet, sekretari i përgjithshëm, drejtori dhe këshilltari për median
10 Prill, 21:46
-
KPA pezullon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës Juljan Çafka, e kthen në shkollën e Magjistraturës për 1 vit
5 Prill, 15:51
-
Prokurori Milan Laskaj jep shpjegime për blerjen e një apartamenti
26 Mars, 19:59
-
Gjyqtari Gentian Hamiti konfirmohet në detyrë
19 Mars, 19:26
-
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Bezart Kaçkini
11 Mars, 13:26
-
Në dhjetor u dënua me 3 vite shërbim prove për ryshfet, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka
26 Shkurt, 15:30
-
Kaloi vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Elbasanit, Zena Lila
23 Shkurt, 16:42
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt, 16:20
Te shkarkohet jo per Tahirin por per vjedhjet qe ka bere!
Përgjigju