Paketa anti-shpifje, Mentor Nazarko: Liria e shprehjes duhet të disiplinohet

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për paketën anti-shpifje shihet nga analisti Mentor Nazarko si i nevojshëm për të vendosur ndarje mes të vërtetave dhe gënjeshtrave. “Brenda të vërtetave të mëdha sa një mal ka fije gënjeshtrash apo anasjellta dhe në gjykimin tim, në këndvështrimin e interesit publik kjo situatë duhet të disiplinohet edhe ligjërisht. Liria e shtypit është një e drejtë Kushtetuese por është po aq e vërtetë sa edhe dinjiteti njerëzor është gjithashtu një element i mbrojtur kushtetueshmërisht” thotë Mentor Nazarko, analist.

Por analisti Roland Lami ka një mendim ndryshe duke shpjeguar se për kryeministrin nuk është primare beteja me shpifjen. “Është thjeshtë një zhvendosje të vëmendjes por nuk shoh një produkt edhe nëse merret akti në fjalë pasi rregullimet dhe formalizimet nuk bëhen nëpërmjet ligjeve por janë shumë më komplekse gjërat” u shpreh Roland Lami.

A frenon paketa anti-shpifje lirinë e shprehjes? Analistët Nazarko dhe Lami edhe në këtë pikë kanë pikëpamje të ndryshme. “Liria e shprehjes ka marrë një shfrenim të jashtëzakonshëm edhe për shkak të faktit që kjo që sot është në qeveri dikur ka qenë në opozitë, edhe kjo ka përdorur ka shpërdoruar të njëjtën liri shprehjeje, duke cenuar dinjitetin e individit”, Mentor Nazarko.

“Të krijohet përshtypja sikur ligji do të bëj një censurë por gjykoj që përderisa parametrat e tjerë nuk janë ky ligj as rregullon, as prish asgjë, thjeshtë është një ligj që thjeshtë do të mbetet në letër. Është e gjitha një Fake News” thotë Roland Lami. Sakaq nuk dihen ende detajet se çfarë do të përmbajë paketa antishpifje për të cilën është duke punuar një grup ekspertësh në kryeministri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/10/2018 17:45

    Prononcimwt e dy abalusteve per ligjin per shpifjen tregon se dhe mes tyre ka ndarje ne gjykim . Per mya pa hiperbolizuar , Nazarko eshte personifikimi i mwdias qe duam , duke mbrojtur pamvaresine dhe vertesine shoprehjes se fjales se lire , kurse Lami perfaqson ate kategori analustesh qe mbron fake news dhe ligjin e quan show . Beje prov Lam dge rrej dhe ofendo Merkeli dhe Mark Rhuterin , do te fysin ne burg apo jo ? Liria fjales peshon kur ipet vertetesia dhe jo madhtrimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm