Pamje magjike nga perendimi i diellit në Manhatan/FOTO

Pamje magjike nga perendimi i diellit në Manhatan/FOTO

Manhatan, New York

Turma njerëzish u mblodhën në zona të zgjedhura në New York për të dëshmuar një pamje mbresëlënëse të njohur me termin “Manhattanhenge”, një lidhje me ndryshimin e stinëve.

Mbrëmjen e së mërkurës në 20 e 12 të orës lokale të gjitha rrugët në lindje e perëndim të qytetit u ndriçuan në mënyrë spektakolare nga dielli që po perëndonte.

Ngjarja ndodh dy herë në vit dhe ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të New Yorkut.

Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson ne 1996.

Ai u frymëzua nga monumenti parahistorik i Britanisë së Madhe, Stonehenge, ku dielli duket sikur përfshihet në kornizën e gurëve vertikalë gjatë solsticeve.

Mundësia e radhës për të asistuar perëndimin dramatik në Manhatan do të jetë 12 korriku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar