Pasagjerët e Aeroportit të Manchesterit janë lënë duke pritur këtë mëngjes pasi janë detyruar të anulojnë fluturimin e tyre, kur një pjesë e aeroportit u evakua, për shkak të një çarjeje në mur, si dhe zhurmave të forta.
Kjo është dëshmuar nga pasagjerët, të cilët kanë postuar fotografi të ndryshme, duke treguar për çarjet rreth një trau të çeliktë si dhe një tjetër plasje të shfaqur në dysheme.
Madje, sipas një pasagjeri të një fluturimi drejt Palmas në Spanjë, incidenti ka shkaktuar panik.
“Brigada e zjarrfikësve ka evakuuar ndërtesën. Ata nuk i thanë askujt se çfarë po ndodhte”, ka thënë një pasagjer tjetër.
Ndërsa një zëdhënës i Aeroportit të Mançesterit ka thënë se disa pasagjerë janë evakuuar këtë mëngjes për shkak të çarjeve në mur dhe ka shtuar se një fluturim tjetër është anuluar.
(Dëmtimi i traut të çeliktë në aeroportin e Manchesterit)