Përbërësit:
- 1 limon
- 170 gr sheqer
- 10 gr sheqer vanilje
- 1 majë luge kripë
- 60 ml vaj
- 50 ml qumësht
- 3 vezë
- 250 gr miell
- 10 gr pluhur pjekës
Përgatitja:
Ziejmë limonin për 5 minuta, më pas e presim dhe largojmë farat. Në blender shtojmë limonin, sheqerin, kripën, vezët, qumështin dhe vajin. I përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe e trazojmë mirë. E hedhim masën në tavë keku dhe e pjekim në 160°C për rreth 1 orë. E lëmë të ftohet plotësisht. Sipas dëshirës sipër mund t'i vendosim glazurë me sheqer pluhur dhe lëng limoni.
Komente











