'Parajsa e vogël e Ballkanit'/ Tirana në optikën e revistës franceze 'Marie Claire'

'Parajsa e vogël e Ballkanit'/ Tirana në optikën e revistës franceze 'Marie Claire'

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana

Tirana konsiderohet nga francezët si "parajsa e vogël e Ballkanit", që ia vlen me patjetër të vizitohet.Revista e njohur franceze “Marie Claire” e cilëson Shqipërinë si vendin e shqiponjave që shfaqet si një vend plot magji, histori dhe kulturë, ndërsa Tiranën e përshkruan si "një qytet që nuk fle kurrë".

Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë.“Shqipëria është një vend i cili është ende në hapat e para me një realitet në zhvillim e sipër”, shkruan më tutje “Marie Claire”.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Nicolas Coupat, një francez i cili punon në një agjenci që merret me organizimin e grupeve turistike nga Franca, të cilët duke përfituar nga ofertat joshëse që ofron vendi ynë, marrin edhe shërbimin dentar.

 "Unë jetoj në Shqipëri prej shumë vitesh dhe ajo që kam konstatuar është se Tirana është më e sigurt se Parisi apo qytete të tjera franceze. Këtu, unë mund të dal natën pa ndonjë rrezik. Ajo që më bëri të vendosem në Shqipëri është cilësia e jetës: Tirana është një qytet me plot mundësi argëtimi dhe vende ku mund të konsumosh një peshk të freskët, në restorante për më pak se 10 euro personi. Në Francë unë jetoja me një pagë prej 4500 eurosh, por kam vendosur të vij e të jetoj në Tiranë, ku me 1000 euro në muaj, bëj një jetë më të mirë. I ftoj qytetarët francezë, për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm", shprehet Nicolas për revistën “Marie Claire”.

Artikulli i "Marie Claire" ku flitet për Tiranën 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion