POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Parashikimet statistikore për zgjedhjet kongresuale amerikane

Senati amerikan

Sot votuesit amerikanë do të përcaktojnë me votën e tyre se cila parti do të ketë shumicën në dhomën e lartë të Kongresit (Senatin) dhe në dhomën e ulët (Dhomën e Përfaqsuesve).

Aktualisht, në të dyja dhomat Partia Republikane ka shumicën, gjë që i lejon Presidentit Trump të qeverisi me pak kokëçarje. Në qoftë se njëra nga dhomat e kongresit (ose të dyja kalojnë në kontrollin e e demokratëve), kokëçarjet e Trumpit do të shumëfishohen.

Në prag të çdo zgjedhje në SHBA, ndërtohen modele statistikore nga statisticienë të specializuar, të cilët i ndërtojnë modelet e tyre bazuar në sondazhet e shumta kombëtare e lokale, në të dhënat e zgjedhjeve paraardhëse, në historikun e votimit të çdo distrikti, në kushtet aktuale ekonomike të çdo distrikti dhe në shumat e shpenzuara për fushatat në çdo distrikt e shtet.

Një ndër statisticienët amerikanë më të suksesshëm në parashikime statistikore politike (por edhe ato sportive), është edhe Nate Silver, i cili i publikon parashikimet e tij në portalin fivethirtyeight.com . Për zgjedhjet e sotme ai parashikon se fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqsuesve (House of Representatives) ka një probabilitet 88%, ndërsa fitorja e republikanëve një probabilitet 12% (shihni grafikun 1). Ndërsa për senatin ai parashikon se fitorja e republikanëve ka një probabilitet rreth 80% dhe e demokratëve rreth 20% (shihni grafikun 2).

Shënim: Gara në Senat bëhet vetëm për 33 vende, sepse 67 senatorëve të tjerë nuk u ka mbaruar mandati. Ndërsa gara në Dhomën e Përfaqsuesve bëhet për të 435 vendet e saj.

Parashikimi statistikor për Dhomën e Përfaqsuesve

 Parashikimi statistikor për Senatin

ke.mu.
Komento