POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Partizani paraqitje dinjitoze, penalltia e turqve i mohon fitoren në Antalya

Skuadra e Partizanit

Në ditën e pestë të fazës përgatitore dimërore që po zhvillon në Antalya, Partizani ka zhvilluar një miqësore me klubin turk të Sivasporit ku ka bërë një paraqitje dinjitoze teksa ka barazuar 1-1.  Në pjesën e parë trajneri Skënder Gega ka zgjedhur të startojë me 11 që më së shumti ka qenë titullare në gjysëm e parë të kampionatit. Si rrjedhojë 45 minutat e para janë mbyllur me porta të paprekura dhe mbi të gjitha me një lojë të barabartë.

Me fillimin e pjesës së dytë të kuqtë kaluan menjëherë në avantazh, me Asanin që zhbllokoi shifrat. Më pas turqit ishin më këmbëngulës dhe arritën të barazonin rezultatin në 1-1 falë një penalltie në minutën e 67. Nga ky moment Partizani zëvendësoi pothuajse të gjithë ekipin, duke iu dhënë hapësira të rinjve. Nga ata që hynë në lojë ishte edhe Alesio Hyseni, ndërsa dy blerjet e tjera Fation Jusufi dhe Dilaver Duka nuk u aktivizuan nga trajneri Gega.

b.xh.
Komento