Pas deklaratave të pornostares, Trump dhe Melania më në fund dorë për dore

Pas deklaratave të pornostares, Trump dhe Melania më në fund dorë për dore

Donald dhe Melania Trump dhe vajza e tyre Tiffany

Tradhtia e mundshme me një pornostare, duket se e ka "detyruar" Donald Trump që të bëhet më i afrueshëm me gruan Melania, për të larguar zërat.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania u kthyen dje në Uashington pasi festuan Pashkën katolike në resortin e tyre në Mar-a-Lago së bashku me familjen.

Çifti presidencial u pa dorë për dore teksa zbrisnin nga avioni Air Force One me djalin e tyre Barron.

Vajza e Trumpit, Tiffany, ishte gjithashtu në avion me ta, ashtu sikurse Donald Junior, gruaja e tij Vanessa dhe pesë fëmijët e tyre.

Nusja e djalit të presidentit nënshkroi divorcin nga Donald Junior muajin e kaluar pas 12 vitesh martesë, pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar me aktoren Aubrey O'Day në vitin 2011.

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte afrimiteti mes presidentit dhe gruas së tij, incidentet e të cilëve për mosdhënien e dorës njëri tjetrit, ose tentativat e vazhdueshme të dështuara për ta bërë një gjë të tillë, janë kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Çifti presidencial në Shtëpinë e Bardhë

Kësaj here Trump dhe Melania u panë dorë për dore, mëtë bashkuar se kurrë. Një gjë e tillë vjen disa ditë pasi pronostarja Stormy Daniels doli në televizon dhe rrëfeu atë sipas saj ka qenë tradhtia e presidentit me të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë