Policia e Shtetit: Kemi filluar aksion kundër të ‘fortëve’, mbi 300 të arrestuar në një muaj

TIRANE-Policia e Shtetit njoftoi sot se prej një muaji ka filluar në heshtje një aksion kundër të ‘fortëve’ në komunitet në 12 qarqet e vendit. Aksioni ka nisur në datë 20 shtator me qëllim goditjen e të gjithë elementëve me rrezikshmëri dhe në kërkim.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu teksa prezantoi rezultatet e muajit të parë nga operacionet që janë zhvilluar u shpreh se ka qenë porosi e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj goditja e të ‘fortëve’.

Veliu deklaroi se nga operacioni në një muaj janë arrestuar 328 persona, nga të cilët rreth 160 janë me precedentë apo prishës të rendit, 154 në kërkim kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu nga operacionet në akset rrugore, banesa dhe lokale janë sekuestruar 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash. Ardi Veliu premtoi se aksioni do të vijojë për të ndëshkuar ashpër çdo individ që sfidon shtetin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jot: 24/10/2018 07:06

    Aman se do hyjmë në Guinness.me në fund në 2018 Shqipëria do mbushi burgjet me të fajshëm. Risku I atyre që kanë përfunduar në burg se kanë vjedhur për të ngrënë buke, do të duhet të dalin që ti hapin vend të famshmëve. Një hall kam së si do hane kur të dalin se qeveria po arreston bosa drogë por nuk po bën asgjë kundra varfërisë, papunësisë, pa-shkollimit etj!

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2018 18:20

    Në vende të zhvilluar, kur të arrestojnë, kanë prova të forta, pra nuk del nga burgu, ndryshe nuk të arrestojnë. Në këta vende ka vetëm dy rrugë, ose i arrestuar dhe brenda, ose i lirë pa pikën më të vogël të tendences për arrestim, por në vende si Shqipëria jonë që sketerra anarkiste e ka kapluar për 28 vjet, nuk mer vesh i pari te dytin se ç’behet.

    Përgjigju
  • Faiku që ta FIKU , more Fredi ZVARRANIKU: 23/10/2018 15:34

    Jam Dakord me Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu , por gjithsesi pa u ARRESTUAR Petrit HAJDUT Vasili , Ardjan HAJDUT Fullani , Tritan HAJDUT Shehu , e shumë e shumë KRYEHAJDUTË të tjerë të ZYRAVE të SHTETIT , SHQIPËRIA NUK bëhet, sepse HAJDUTËT e POPULLIT janë më të RRËZIKSHËM sesa ata që meren me DROGË ! HAJDUTËT e SHTETIT ju fusin DUART e tyre të ZEZA në XHEPAT e SHQIPTARËVE , kurse ata që merren me DROGË , NUK VJEDHIN asnjë SHQIPTAR . Ky është ndryshimi O Popull !

    Përgjigju
    • Fredi: 23/10/2018 18:35

      Ik laj dhëmbët se i qelbe njerezit ik se bie er fërkale o barkthatë!

  • shoku: 23/10/2018 15:13

    Arrestoni Balilin te Gjiri Lalezit ne vilen e Like Floririt e keni, arrestohen njerezit kot pa lidhje pa prova thjesht se quhen forte lagjesh dhe Rama do te shpetoje nga skandalet e perditshme me keto telenovela me police.Vetem ne shqiperi hyjne policia ne shtepi ne cdo ore e pa asnje lloj mandati ose me fotokopje pa firme e date. Kush jane keta alabake me kapuce qe hyjne naten si hajdute e arrestojne njerez kot, po nuk kane shenja ose mandate futini plumbin se nuk ju denon asnje gjykate evropiane.

    Përgjigju
  • Ani: 23/10/2018 14:58

    Edhe une jam dakort me arrestimet qe behen. Por jo gjithmone e ka fajin prokuroria apo gjykata qe ata lirohen. Njerezit mjaftohen me faktin qe shohin ne TV qe u arrestuan shume persona, por nuk ia kane idene se me çfare provash jane arrestuar ata. Gjykatat shohin provat o njerez. (Ketu nuk perjashtoj korrupsionin galopant qe eshte ne gjykata dhe prokurori). Te shohesh nivelin e oficereve te policise qe kerejne procedurat per arrestime eshte te vesh duart ne koke. Nese policia do ti kopsiste mire me prova dhe fakte, le t’ia mbaje menderja prokuroreve apo gjyqtareve te abuzojne. Ishalla dhe keta qe jane arrestuar te jene te kopsitur me prova.

    Përgjigju
  • Fraiku: 23/10/2018 14:31

    Bravo, Respekte dhe mbeshtetje maksimale per Policine e Shtetit. Te shpresojme qe gjykata dhe prokuroria te jene ne te njejtin nivel. Kaq pak duhet per te vendosur rend ne kete vend te masakruar nga bandat per 28 vite.

    Përgjigju
  • kasemi otr: 23/10/2018 13:40

    Arrestoni sa te doni ju.perderisa ska prokuror dhe gjykates ti mari perciper eshte e kote.policia rrezikon kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës