POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD rezolutë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës: Të ruhet forma unitare e shtetit

Partia Demokratike është kundër tezës së korrigjimit të kufijve të Kosovës. Selia blu bën të ditur përmes një deklarate të shpërndarë për mediat se po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosove për mosndryshimin e kufijve. 

"Rezoluta e Partise Demokratike mbeshtet fuqimisht ruajtjen e formes unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës", thuhet në deklaratë. 

"Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian", vijon më tej deklarata e Partisë Demokratike shpërndarë për mediat, lidhur me debatin më të nxehtë aktualisht në Kosovë, atë të korrigjimit të kufijve me Serbinë.

l.q./b.ha.
Komento