Peleshi: Fondi i garancisë dhe programi IPARD, energjia e re e bujqësisë

Peleshi: Fondi i garancisë dhe programi IPARD, energjia e re e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

Pjesë e axhendës së  takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Niko Peleshi, në qarkun e Vlorës, ka qenë dhe vizita në një stabiliment të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të strategjisë për orientim dhe informim të biznesit, shoqatave të bizneseve, dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën IPARD-it, dy masa të cilës do të hapen gjatë muajit maj.

Ministri Peleshi bëri një përmbledhje të këtij programi duke përmendur me tej edhe mundësitë e tjera qe ofron fondi i garancisë

Pra masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant. Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa procese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Dy masat para do të shpallen në maj, masa e tretë, e diversifikimit të ekonomisë, pra e agroturizmit etj, do të shpallet në shtator.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi

Ministri ka shpjeguar në detaje se si kjo mbështetje mund të kombinohet me fondi e Garancisë,

Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më “dorëlëshuar” për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj.” Unë sot jam në Vlorë, kam bërë disa takime, por për mua takimi më i rëndësishëm i ditës, është ky takim që po zhvillojmë këtu, sepse në fakt programi më i madh që bujqësia, por është një nga programet kryesore të qeverisë shqiptare është IPARD-i. IPARD-i është një program mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare 94 milionë euro, por është shumë i bukur për të qenë i vërtetë, në kuptimin që këtë fond kaq të madh duhen kapacitete. Duhet mund e djersë dhe punë profesionale për ta përthithur. Kjo është sfida jonë, si ta bëjmë biznesin, fermerin apo agropërpunuesin, të aftë për t’i marrë këto fonde. E kam thënë dhe më parë, duke filluar nga ky vit, bujqësia nuk do të ketë më, problemin e mungesës së fondeve, por do të ketë problemin e aftësisë për t’i thithur fondet në dispozicion. Kemi më shumë para, se sa kemi aftësi për t’i përthithur. Ndaj, unë kam disa ditë bashkë me zëvendësministrat, me kolegët, po takojmë intesivisht biznesin, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë, por edhe vizita nëpër qarqe si ky që po zhvilojmë sot, për të folur dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve sy ndër sy. Pastaj në fund të çdo takimi, siç do bëjmë dhe në këtë takim, ia kërkoj Edit, deputetit, të na furnizojë me një listë tuajën dhe të gjithë interesave që keni me numrin e telefonit. Unë personalisht do të ndjek çdo kërkesë të shprehur në këto takime, apo interes të shprehur për të kthyer një projekt – ide në një aplikim për IPARD-in, do t’i ndjek personalisht. Në qoftë se biznesi do të jetë i vendosur t’i shkojë deri në fund, ne do ta asistojmë me pyetje-përgjigje, më dërgim të specialistëve tanë në terren, derisa t’a arrijë ta kthejë projekt – idenë në një projekt, në një aplikim fitues. Pastaj është e drejta e çdo biznesi të vendosë, nëse do ta zhvillojë atë projekt- ide apo jo. Nuk kemi ndërmend që këtë promovim ta bëjmë me spote televizive, sepse nuk është çështja e një spoti. Mund ta shohësh një spot, sa për t’u informuar, por pastaj duhet shumë punë, shumë pyetje, lexime të materialeve. Është një burokraci e domosdoshme, të cilën nuk e shmangim dot, sepse e kërkon dhe Bashkimi Evropian, me të cilën shumë prej bizneseve nuk janë mësuar, por është detyrim. Shumë vende të tjera kanë pasur probleme të mëdha në përthithjen e fondeve. P.sh Maqedonia, ku është hapur IPARD-i që në vitin 2010, pra janë 7-8 vjet, ka përthithur vetëm 13% të fondeve. Ne nuk duam të kemi këtë fat. Të mësojmë nga gabimet e të tjerëve, ndaj jemi intensivisht në takime me biznesin. Tani për ta mbyllur këtë pjesë të përgjithshme, IPARD-i do të shpallet në mes të muajit të ardhshëm, në mes të majit. Thirrja do të qëndrojë dy muaj e hapur. Gjatë këtyre dy muajve do të presim aplikimet, siç bëmë me skemën tonë të AZHBR-së, e cila mbyllet në datën 27. Por, unë nuk dua të flas për atë skemë, dua të flas tani për IPARD-in. Natyrisht po të keni pyetje dhe për skemën kombëtare të AZHBR-së mund t’ju përgjigjem. Po mirë është të përqendrohemi te IPARD-i, sepse është një program i komplikuar. Ka tri masa që mbështet IPARD-i. Mbështet investimet në fermë, po e them me një fjali, me vlerë deri në 500 mijë euro, dhe jep nga 50 – 70 % të investimit grant. 70% është për zonat malore. Në qoftë se është një zonë malore, investimi bën 500 mijë euro, IPARD- i jep grant 350 mijë euro pjesën tjetër duhet ta vendosësh vetë ose ta marrësh kredi nga banka. Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. Them, tri, katër, sepse e katërta është Raiffeisen që do t’i bashkohet tani Fondit, është Intesa Sanpaolo, Pro Credit edhe banka Societe Generale, pak më vonë do të shtohet dhe Raiffeiseni. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më “dorëlëshuar” për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj.  Pra masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant. Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa procese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Dy masat para do të shpallen në maj, masa e tretë, e diversifikimit të ekonomisë, pra e agroturizmit etj, do të shpallet në shtator. Siç ju thashë dhe njëherë, vlera e këtij takimi nuk është thjesht për të thënë disa fjalë të përgjithshme, por është që gjithsecili, shkurt do t’ju lutesha, sepse kam një axhendë shumë të ngjeshur sot, për fat të keq të këtij takimi që duhet ta mbyll shkurt, gjithsecili të shprehë interesin që ka, ndonjë pyetje paraprake, por më e rëndësishmja është të na japë kontaktin, numrin e telefonit, dhe të jetë në kontakt pastaj me ne, të vendosim një urë komunikimi në kontakt të vazhdueshëm. Nuk zgjidhet çështja e aplikimit të IPARD-it me një takim si ky, as me dy a tre takime. Por ky takim ka vlerën e vendosjes të urës së komunikimit. Ndaj do t’ju lutesha të fokusoheni tek ndonjë pyetje bazike që keni për IPARD-in, dhe gjithsecili që është i interesuar, për këtë formë bashkëpunimi, të na japë numrin e telefonit në një listë, të plotësohet formulari. Kaq duke ia “hequr ujin”, sepse “ujë” dëgjoni shpesh, por ky duhet të jetë një takim shumë teknik. Faleminderit dhe fjala për juve!  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital