Përgjimet e grupit të Shijakut/ ‘Cinja’ i shkruan Vangjush Dakos: Shif se do vijë FNSH-ja

Zbulohet disa përgjime të tjera në dosjen e grupit të Shijakut ku protagonist është Jasin Avdyli, pjesë e bandës që u godit të dielën dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Në dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook thuhet se për të komunikuar me anëtarët e tjerë të bandës apo persona të përfshirë në trafikun e drogës Jasin Avdyli i njohur me pseudonimin ‘Cinja’ përdorte 5 numra telefonik shqiptarë dhe një tjetër holandez.

Këto numra telefoni janë vënë nën përgjim për llogari të këtij hetimi. Në përgjimin e datës 13. 07. 2018 Jasin Avdyli i dërgon një sms Dakos ku shkruan: “Shif se do të vijnë FNSH këtu tek unë, kështu më thanë ‘Cini’ jam”.

Ndërsa Dako i përgjigjet se 'Jam në Itali'. Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar ai flet me një tjetër person i cili i thotë se ishte me drejtorin e INUK dhe se e kishte rregulluar punën për të për ta marrë atë për shezllone.

Ndërkohë një tjetër bisedë të përgjuar ‘Cinja’ i Shijakut diskuton për shitblerje makinash. Prokurorët mbërrijnë në përfundimin se nga të dhënat e përftuara nga hetimet tregohet se një prej bashkëpunëtorëve të Jasin Avdylit me emrin Hajri Seferi ishin furnizues kryesisht të grupeve të tjera me lëndë narkotike.

Pergjimet e tjera nga prokuroria e Krimeve te Renda për Dakon, publikuar nga Berisha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 26/10/2018 14:10

    Per keta pseudo politikane duhet te ndeshkohen nga ligji .E di Basha qe ska pushtet dhe se mer dot ate dhe ben shpifje shpifje shpifje alla babale .e kane gjetur te ruges kete duke nxjere merakun si tja bejne qe nuk marin poshtet .Mos e kruaj vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvkete se pushtet smer .Po ta dha popuul vote mere .Me keto nje beni ju nuk merni do pushtet.Mire me tha nje miku im .--- pd kure ska mare pushtet me ndershmeri vetem me dinakeri si dhelpra .Prandaj ben keto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori