Pezullimi i linjave Shqipëri-Greqi
Ali Dyrmishi: Olldashi na shiti

Pezullimi i linjave Shqipëri-Greqi<br />Ali Dyrmishi: Olldashi na shiti
TIRANE - Ministria e Transporteve Shqiptare, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për 22 kompanitë shqiptare, të linjës së transportit Shqipëri-Greqi, për pezullimin e licensave që u ka bërë qeveria greke. Në takimin që Shoqata e Transportit të autobusëve Shqipëri-Greqi, ka pasur dje në ministri, nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.

Ali Dyrmishi (foto) kreu i Shoqatës së Transportit në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, është shprehur se ministri i Transporteve, u ka thënë gjatë takimit “Nuk kam fuqi, s’kam çfarë të bëj. Atje jetojnë 600 mijë emigrantë shqiptarë”.

Ditën e hënë Shoqata e Transportit të autobusëve Shqipëri-Greqi, ka protestuar në Tiranë, Kapshticë dhe Kakavije, kundër vendimit për pezullimin e licensave. Por duket se kjo protestë nuk u ka shërbyer për asgjë. 

 A keni zhvilluar takim me ministrin e Transporteve?

Po u takuam sot (dje) me ministrin e transporteve. Duket gjë boshe, sepse ministria e Transporteve në Shqipëri favorizon totalisht grekët

Cila ishte përgjigja e tyre ?

Ministri në përgjigjen e tij tha se:“nuk kam fuqi, s’kam çfarë të bëj.” Kur ne e pyetem përse i ke dhënë licenca grekëve. Na u përgjigj se në Greqi jetojnë 600 mijë emigrantë dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë me grekun. Kjo është një papërgjegjshmëri totale e ministrisë tonë. Ministria e Transportit Shqiptar, na shiti te grekët.

Cila ka qenë arsyeja që ata u ka dhënë këtë përgjigje?

Nuk e di përse, mund të jetë bërë për çështje frike nga grekët për kthimin e emigrantëve. Mbase edhe për ndonjë ryshfet që ka marrim ndonjë në ministrinë e Transporteve. Kryesorja është që na la në baltë. Na shiti ministria e Transporteve, na shiti qeveria Shqiptare.

Ju çfarë do bëni, do të vazhdoni protestat?

Si të vazhdojmë, si të mos vazhdojmë kjo nuk mori zgjidhje. Duke u licencuar gjysmat e firmave greke, ato firmat greke kanë ndonjë partner shqiptarë dhe linjat normalisht funksionojnë. Por përfundimisht Vlora, Saranda, Berati dhe Gjirokastra përfundimisht kaluan në dorën e grekut. Linjat shqiptare do të jenë vetëm që do të nisen nga Tirana. Ndërsa të gjithë linjat e  jugu të Shqipërisë  kalojnë totalisht në tregun e grekut.

Çfarë probleme ekonomike ju ka shkaktuar heqja e licencës?

Kjo na ka shkaktuar tmerrësisht shumë probleme ekonomike. Mua më kanë shkatërruar të parin. Kjo gjë më ka shkaktuar një dëm ekonomik me një vlerë deri në 5 milionë euro

Ministria greke e transportit çfarë ju ka thënë?

Ata thonë ju në shtetin tuaj bëni çfarë të doni ne kemi vendosur ligjet për shtetin tonë. Pra, ja lënë topin ministrisë së Transporteve të Shqipërisë.

Ne licencat i kemi marrë nga ministria e Transporteve të Shqipërisë dhe kjo ministri na la në baltë. Na dha një copë letër që quhet licencë bëmë investime marramendëse  dhe na flaku në rrugë. Ministria e transporteve favorizoi monopolin grek.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm