Po planifikonin sulm terrorist ndaj futbollistëve izraelitë, ja dënimi për 9 shqiptarët

Po planifikonin sulm terrorist ndaj futbollistëve izraelitë, ja dënimi për 9 shqiptarët

Disa nga personat e dënuar

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë dënimin për nëntë personat e akuzuar për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në ndeshjen me Shqipërinë, që u luajt në Shkodër.

Mediat kosovare raportojnë se janë dënuar me 10 vite burg Visar Ibishti, 3 vite Burim Istrefi, 5 vite Leutrim Vojvoda, 5 vite Flamur Gashi, 1 vit  e 6 muaj Kenan Plakaj, 1 vit e 6 muaj Anton Ahmetaj, 6 vite Lulzim Gashi, 3 vite e 6 muaj Leutrim Musliu, si dhe gjobë 2500 euro për shtetasin Besart Peci.

Personat e mësipërm u akuzuan se ju përgjigjën thirrjes së shtetasit Lavdrim Muhaxheri për të kryer sulmin terrorist kundër futbollistëve izraelitë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League

Dramë gjermane në ‘Bernabeu’, Real Madrid përmbys 2-1 në limite Bayern Munich dhe gjen Dortmundin në finalen e Champions League