Policia vijon kontrollet gjatë natës në Tiranë, shoqërohen dy drejtues në gjendje të dehur

Policia vijon kontrollet gjatë natës në Tiranë, shoqërohen dy drejtues në gjendje të dehur

Foto ilustruese

Policia rrugore ka vijuar kontrollet me radar edhe mbrëmjen e djeshme në Tiranë, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Nga kontrollet që janë kryer, policia bën me dije se është konstatuar një drejtues mjeti 36- vjeçari K.D, i cili drejtonte mjetin në gjendje te dehur në masën 0.81 mg/l.

Po ashtu edhe një 27 vjeçar me iniciale D.H drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.58 mg/l. Të dy personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici.

Ndërkohë policia rrugore ka bërë thirrje për personat që frekuentojnë jetën e natës dhe drejtuesit e mjeteve, që të përdorin transportin publik në fundjava, me qëllim që të shmangin rrezikun nga aksidentet e mundshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja