Pritet të marrë mandatin e Tahirit, reagon për herë të parë Spartak Braho

Pritet të marrë mandatin e Tahirit, reagon për herë të parë Spartak Braho

Spartak Braho dhe Saimir Tahiri

Spartak Braho është emri pasues në listën shumëemërore të kandidatëve të PS në Qarkun e Tiranës, i cili pritet të marrë mandatin e lënë nga Saimir Tahiri. Ai renditet i 19-ti në listën e socialistëve dhe sipas kësaj liste të dorëzuar në KQZ, por në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, PS arriti të marrë 18 mandate, duke lënë jashtë pikërisht Brahon. 

Gjatë një prononcimi për Report Tv, Braho ka thënë se nuk e ka vendosur ende nëse do pranojë të rikthehet në ulëset e Kuvendit, për të zënë vendin e lënë bosh nga ish-ministri i Brendshëm. Sipas tij, më p[arë duhet të shprehet KQZ-ja.

Akoma nuk e kam vendosur. Duhet të shprehet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njëherë. 

Spartak Braho, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Më herët gjatë ditës, ish-deputeti i PS dhe njëherazi ish-ministër i Brendshëm, dorëzoi mandatin e deputetit dhe u shpreh se do vijojë betejën me drejtësinë pa 'petkun' e ligjvënësit. Spartak Braho në të kaluarën është zgjedhur deputet edhe nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/05/2018 19:21

    Duam njerëz të rinj! Mjaft më me kalbësira të PPSH-së!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat