Buxheti, Report Tv zbardh kërkesat e SHISH: Duam 31 mln lekë për 5 informatorë jashtë Shqipërisë
Drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo te Komisioni i Sigurisë
Drejtuesi i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo ka qenë i pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të prezantuar kërkesat për buxhetin e 2019.
Në fillim të seancës kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj e ka uruar për detyrën, pasi Presidenti vendosi ta dekretojë pas një viti nga propozimi i kryeministrit Rama. Ndërkohë që diskutimi për buxhetin është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi Bendo është shprehur se ‘’Procesi është i klasifikuar”.
Por, gazetarja e Report TV, Esiona Konomi ka zbardhur kërkesat e SHISH për buxhetin e 2019 te Komisioni i Sigurisë. Në zërin për pagat e informatorëve, SHISH kërkon 31 milionë lekë shtesë për të paguar 5 “koordinatorë të rinj” jashtë vendit.
Shtesa kërkohet për të paguar informatorët jashtë vendit dhe familjarët e tyre që do të zhvendosen. Gjithashtu SHISH planifikon 17 mln lekë për blerjen e pajisjeve përgjuese dhe 21 mln për blerje të automjeteve.
Në dokumentet e siguruara nga Report Tv vërehet se SHISH-it me urdhër të kryeministrit Edi Rama i janë shtuar edhe 85 punonjës në organikë duke e dërguar në total numrin në 998 nga janari i vitit 2019.
Por sipas SHISH kjo rritje nuk ka efekt në buxhet, pasi bëhet fjalë për shërbimin e sigurisë që deri tani realizohet nga të tretë, ndërsa nga 1 janari i 2019 do të përfshihet në strukturën e brendshme të këtij institucioni.
Prej një viti SHISH drejtohet nga Helidon Bendo, i cili deri tani ka qenë i komanduar, ndërsa dje Presidenti e dekretoi duke pranuar propozimin e kryeministri Edi Rama.
Dokumentet e Komisionit të Sigurisë për SHISH
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2794
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë
23 Prill, 19:43
-
Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita
23 Prill, 19:10
-
Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika
23 Prill, 18:51
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
'SPAK duhet mbështetur', Dashamir Shehi në 'Studio Live': Sulmet e Metës, halle personale! Opozitës i duhet trajektore e re
23 Prill, 17:25
-
Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët
23 Prill, 16:35
-
Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës
23 Prill, 14:32
-
Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë
23 Prill, 14:03