Avokati kërkon lirimin e Saimir Tahirit, Prokuroria këmbëngul për arrest me burg

Saimir Tahiri dhe avokati Maks Haxhija

Avokati ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka depozituar sot kërkesën për apelimin e masës arrest në shtepi, të caktuar ndaj ish-deputetit nga gjykata.

Avokati Maks Haxhija ka kërkuar heqjen e arrestit dhe hetimin në gjendje të lirë për Tahirin.

Por ndërkohë po ashtu kërkesë për ndryshimin e arrestit në shtëpi dhe caktimin e masës më të rëndë arrest me burg ka bëre dhe Prokuroria e Krimeve te Rënda.

Prokuroria kishte kërkuar të njëjtën masë edhe më herët, por kjo kërkesë ishte rrëzuar nga gjykata.

Tahiri po hetohet në kuadër të rolit të tij të mundshëm në bandën e "Habilajve", që trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike drejt Italisë. 

Pak kohë më parë ish-deputeti socialist e dorëzoi mandatin e tij, duke i hapur rrugën drejtësisë që të veprojë ndaj tij, pa u ndeshur në pengesën e imunitetit parlamentar që gëzojnë deputetët.

s.k.
Komento

Komente

  • Drejtesia: 17/05/2018 13:30

    27 vjet Saliu me shoke qe vjedhin shqiperin dhe ven fusin ne burg Saimir Tahirin. Hapni hetim kundra Saliut te shikon se cfar mbeshen ai kalbesir kundra shqiperis.

    Përgjigju
  • Rakia.: 17/05/2018 13:20

    Jane THEODHORI SOLLAKET DHE IZET HAXHITE QE DUHEN BURGOSUR TE PARET PASTAJ POLITIKANET .KETA MONSTRA TE FELLIQUR QE TRANSFORMOJNE LIGJET PER MALIQET QE PO TJETERSOJNE SHOQERINE , PO VARROSIN DREJTESINE . SI ESHTE E MUNDUR QE TE NJEJTAT FAJE PESHOJNE NDRYSHE ?? SI ESHTE E MUNDUR QE PROBLEMET TONA TI ZGJIDHIN KOMSHINJTE DHE NE VETEM TE MBUSHIM FAQET E GAZETAVE DHE EKRANET E TELEVIZIONEVE ME LAJME SI SHALLVARET E RAMES ?? KOMEDIA ESHTE TJETER DHE TREGIMI JANE SPECIE TE NDRYSHME .IZET HAXHIA FALLSIFIKATOR , TJETERSUES.LUGET QE TRAZOJNE KAZANET JANE AVOKATET DHE PROKURORET .

    Përgjigju
  • Ramazoni: 17/05/2018 12:36

    Opozita duhet te akuzohet maks haxhine si bashkpuntor i trafikantit te droges tjetersimi I prova e mbulimi i provave justifikimi dhe shmang ja e akuzave bejne akt kriminal prokurorija duhet te kerkoje ndihme nga Italia dhe Greqija dhe qe te dy keta DROGAXHINJTE te perfundojne ne qeli

    Përgjigju