Protesta që po përpiqet 'të grabitet' nga politika/ 'Pse studentët kanë mbuluar sot fytyrën? Çfarë fshehin?' (VIDEO-FOTO)

Ditën e sotme ka vijuar protesta e studentëve, ndërkohë që në orën 11, pritet që kryeministri Rama të dalë në një bashkëbisedim Live në Facebook, për të dialoguar me studentët për kërkesat që kanë shtruar. 

Mirëpo, protestën e nisur nga studentët, po përpiqet 'ta grabisë' PD dhe LSI. Mediat kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve me dhjetëra raste ku militantë të PD dhe LSI si dhe kryetar PD, FRPD e LRI, janë kamufluar në protestë duke marrë megafonin e duke mos pranuar as dialog, as zgjidhje problemi. Identifikimi i tyre është bërë nga pamjet e mediave dhe rrjetet sociale.

Por, ditën e sotme, disa nga protestuesit kanë mbuluar fytyrën. Pyetja që lind natyrshëm është: Pse i mbulojnë fytyrat? Nga çfarë fshihen? A po përpiqen militantët të mbulohen që të mos identifikohen nga media dhe të mos iu dekonspirohet plani?/ Lexo.al/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILO: 10/12/2018 12:56

    DEri tani cdo proteste ka qene beteje e humbur e opozites po kesaj rradhe Alban Vokshi vendosi te fuse strategjine omuniste te protestave, nga nje strategji e stisur nga Rama qe ne fazen e dyte te permbyste kupolen e universiteteve,me dialog te drejtperdrejte me studentet mesa duket Bana ja peri BUM 1-0 i pare per opoziten

    Përgjigju
  • Tironsi: 10/12/2018 12:51

    STUDENTEVE TE VERTET MOS I PRANONI ATA ME MASKA... SEPSE JANE TE FUTUR NGA GRUPE PARTISHE DHE ORGANIZATA QE DUAN TJU MARIN FUQIN NE SHERBIM TE QELLLIMEVE TE TYRE.....

    Përgjigju
  • Anonim: 10/12/2018 12:34

    Edhe une nese do dilja ne proteste, nga frika e humbjes se vendit te punes me te cilin mbaj veten dhe motren time, me maske do dilja. Pse perhapni panik dhe paragjykoni keshtu nje gje te bukur qe ka lindur?

    Përgjigju
    • Anonim: 10/12/2018 14:32

      @Maska - Ti ke dalë për vete?

    • Anonim: 10/12/2018 14:10

      @Opinion - E kuptoj frustrimin tend i/e dashur dhe ndjenjen e mosbesimit se keshtu na kane bere te ndihemi kundrejt njëri-tjetrit keta qe na [zh]drejtojne e ata që na kanë pas [zh]drejtuar. @Babalja (që s'mund të rrije pa zgjedhur një emër të tillë e pa më shkaktuar neveri teksa e lexoj për të 1 miliontën herë) - Nuk thashë që jam student. Jam ish-student.

    • Maska: 10/12/2018 13:36

      Anonimet nen hijen e "nates",si ujqerit qe kerkojne mjergull,nese keni byce,o dilni ose mos dilni fare per t`ju sherbyer klaneve politike,dhe leri pallavrat se nuk ju beson njeri me keto injoranca te maskuara

    • opinion: 10/12/2018 13:17

      po ti ose do dilje ne protest?apo per lulin dhe monen?apo do hiqeshe si student 40 vjec/?clidhje kane studentet me protestat?e di?kane lidhje se jane sponsorizuara nga lesht e dhis dhe pd ja jote.dhe ti je dakort diplloma tju cohen ne shtepi ose ne lloto?apo dhe ti do mesim online ne kafene?

    • Babalja: 10/12/2018 13:17

      Studenti do humbi vendin e punes????? Hajde llogjike hajde

  • Arbër: 10/12/2018 11:36

    Tregoni fytyrat hiqni dorë nga maskat se u mori llumi i kazanit oj rini!!!

    Përgjigju
    • dada: 10/12/2018 12:14

      Mos jane terrorrista? , policia duhet te veproj.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës