POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta/ Report Tv rikthehet në Qytet Studenti, studentët në kushte të mjerueshme (PAMJET)

REPORT TV para një muaji solli pamjet e mjerueshme nga godinat e konvikteve në Qytet Studenti. Rreth 5 mijë studentë kanë vendosur që të jetojnë në konvikt, arsyeja kryesore është çmimi i ulët në krahasim me shtëpitë me qira, 45 mijë lekë, ku përfshihen uji dhe dritat, por nuk justifikon kushtet e këqija. Ashtu si para një muaji, në konvikte vijon që të jetë e njëjta situatë, mungesë higjene dhe uji, ndërkohë që e vetmja gjë që ka ndryshuar është ngritja e studentëve në protestë.

REPORT TV sjell pamjet ku situata është po e njëjtë madje edhe në kushte më të mjerueshme. Godinat nga jashtë janë të lyera të gjitha me ngjyra të ndryshme, por teksa hyn në ambientet e brendshme përballesh me errësirën e plotë, pasi në korridoret e konvikteve nuk mund të gjesh një llambë të vetme. Kjo është dhoma e tre vajzave të cilat nuk kanë njohje paraprake me njëra-tjetrën, por që janë të detyruara të jetojnë së bashku.

Kanë vetëm një lavaman, që përdoret për të larë sytë, dhëmbët edhe enët. Dollapi nuk është i mjaftueshëm për të treja vajzat, kështu që detyrohen t’i mbajnë rrobat në valixhe, ndërsa frigorifer konviktet nuk kanë, por vajzat e kanë sjellë nga shtëpitë e tyre. Siç edhe ato vetë shprehen të jetosh në këto ambiente është tepër e vështirë.

“Kushtet janë shumë të mjerueshme. Nuk as kushtet më minimale të jetesës. Jemi të detyruar të sigurojmë ngrohjen vetë, dushet janë me orare, banjot nuk janë të përshtatshme, ka kudo lagështirë”  thotë njëra nga studentet. Ndërsa një tjetër studente thekson se ‘Kushtet janë më të vështirë, tualetet janë në fund të korridoreve. Kam zgjedhur të jetoj në konvikt, pasi në shtëpi me qira duhen më shumë të ardhura’.

Në banjot e konvikteve nuk mund të gjesh dot as dhe një kosh plehrash. Në çdo kat uji sigurohet me fuçi, dyert janë të shkatërruara, ndërsa muret plot lagështirë. Ndërkohë që studentët janë ngritur në protestë dhe një nga pikat është përmirësimi i kushteve në konvikte. Kryeministri Rama lajmëroi financimin prej 18.8 milion eurosh për përmirësimin e kushteve të godinave studentore, ndërsa sot është firmosur ehe marrëveshja me Gjermaninë për financimin. Nga ana tjetër, në mjediset e Qytet Studenti kanë mbërritur brigada punëtorësh do të nisin edhe rikonstruksionin e këtyre godinave.

d.ba./r.k.
Komento

Komente

  • IL capo: 14/12/2018 23:14

    duhet edhe rregull e higjene personale..,pra kulture..,per ti mire mbajtur e jetuar..!..dhe kjo varet nga civilizimi personal i secilit prej nesh...!

    Përgjigju